Represion policor ndaj shoferëve, bilanci për 4 orë

4 orë kanë mjaftuar për radarin e ri të policisë që në rrugën Kavajë-Rrogozhinë t’i hiqet patenta 18 shoferëve dhe 22 të tjerë të marrin gjobë.

Policia Rrugore ka vënë në përdorim disa radarë të sofistikuar të cilët fotografojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, kryesisht në autostradat e vendit. Shkeljet përfshijë shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara.

Ajo çka drejtuesit e makinave duhet të dinë është se këto radarë nuk do të jenë statikë. Do të vendosen në rrugë të ndryshme të vendit dhe në pika të ndryshme brenda një autostrade.

Për t’i shpëtuar gjobave automatike që do t’i dërgohen shkelësve të rregullave me postë në banesë, shoferët duhet të ruajnë shpejtësinë e shkruar në tabela dhe të kryejnë parakalime të sakta.

Në rastet kur qytetarët kanë ndërruar banesë, sipas Kodit Rrugor, duhet të paraqiten brenda 10 ditësh në drejtorinë rajonale të Transportit ose të konsultohen me sistemin online E-gjoba. Policia Rrugore ka ngritur edhe një njësi operacionale, e cila do të ketë autoritetin të zhvillojë kontrolle blic në të gjithë vendin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne