Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, paralajmëroi se ky vend do të zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem.
Morales përmes telefonit bisedoi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. “Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që kemi që nga koha kur Guatemala mbështeti themelimin e shtetit të Izraelit. Tema kryesore ishte kthimi i ambasadës sonë në Jerusalem. Dhashë urdhër që Qeveria të fillojë koordinimin e nevojshëm për ta bërë këtë”, porositi Morales në Facebook. Morales nuk saktësoi se kur mund të zhvendoset ambasada e Guatemalës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të enjten me 128 vota pro dhe nëntë kundër votoi rezolutën me të cilën i bën thirrje SHBA-ve që të tërheqë njohjen e kontestueshme. Guatemala ishte një nga nëntë vendet që votuan kundër rezolutës./ trt