Revoltohet Doris Pack: Mogherini dhe Hahn, mbyllën sytë për korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Ish-eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në PE, Doris Pack ka replikuar ashpër me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Mogherimini dhe Hahn.

Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale ajo shkruan se Mogrini dhe Hahn, “fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi me i rëndësishëm “agrar” është kanabisi”.

Postimi i plotë i Pack:

Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabisi. Edhe presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto.

Kujtojmë se së fundi një goditje e fortë për Shqipërinë ka ardhur dhe nga Gjermania, ku dy partitë kryesore CDU dhe CSU kanë deklaruar prerë se vendi ynë nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e lëna nga BE./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne