Rexhepi: LDK-ja ka votuar pro dhe se nuk mundet të kërkojë dorëheqjen e Konjufcës

Deputeti i LDK-së nga Gjilani, Fatmir Rexhepi po thotë se koalicioni me VV-në duhet të përfundojë brenda muajit janar derisa ka konfirmuar se s’do ta shkarkojnë Kryetarin e ri të Parlamentit.

Tutje Rexhepi ka thënë se kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani e ka përkrahjen e deputetëve të LDK-së si bartëse e fitores së partisë në zgjedhjet e 6 tetorit.Lidhur me zgjedhjen e Glauk Konjufcës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Rexhepi tha se LDK-ja ka votuar pro dhe se nuk mundet ai të kërkojë që Konjufca të dorëhiqet.

Rexhepi ka deklaruar se ‘çka është boll është boll’, dhe dy liderët duhet të ulen dhe të mbyllin marrëveshjen.“Siç thotë fjala “Çka është boll, boll është” nuk ka nevojë me shty më tutje, nuk ka shumë alternativa brenda dy varianteve që janë propozuar nga dy partitë unë besoj që ende ka mundësi që të ulen edhe ta gjejnë modelin më të mirë të formimit të qeverisë dhe pastaj të zgjedhjes së Presidentit”, tha zyrtari i LDK-së.Tutje, deputeti i LDK-së tha se brenda këtij muaji marrëveshja mes dy partive duhet të përfundojë./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne