Rezervat e arit të Rusisë po i afrohen rekordit të vitit 1941

Me 2,000 ton ari në rezerva valutore, rezervat e arit rus po i afrohen rekordit sovjetik prej 2,800 ton, të regjistruara në vitin 1941.

Analistët financiarë thonë se Moska është duke u përpjekur për pavarësi financiare dhe dëshiron të pavarësohet nga hegjemonia e dollarit amerikan.

“Disa vende në botë të duan të minimizojnë varësinë nga politika e Shteteve të Bashkuara. Blerjet ruse të arit u rritën gjatë garës presidenciale në SHBA dhe nuk kanë ndalur edhe pas fitores së Donald Trump, edhe pse ai veproi si një kandidat më i dëshirueshëm për Kremlinin”, tha menaxheri e fondit të investimeve ICBF, Anton Makhnovski.

Ai beson se Rusia do të vazhdojë të rrisë rezervat e saj të arit.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, pjesa e arit në rezervat valutore ruse është rritur dhjetë herë. Rusia gjithashtu uli pjesën e obligacioneve të qeverisë amerikane, e cila arriti nga 96.1 miliardë dollarë në muajin mars në vetëm 14.9 miliard dollarë në muajin maj.

Rezervat e arit të Rusisë tani arrijnë në 460 miliardë dollarë, dhe banka qendrore synon ta rrisë atë shifër në 500 miliardë dollarë.

Analisti Vladimir Rojkovsky nga Qendra Financiare Ndërkombëtare në Moskë paralajmëroi javën e kaluar se Banka Qendrore Ruse nuk duhet të jetë shumë e varur nga ari. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne