Rezoluta e SHBA: 600 mln USD për muxhahedinët e Tiranës, të llastuarve të SHBA-ve

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pjesëtarëve të grupit terrorist MEK , jo vetëm nuk zbehet, por tashmë, veç sanksioneve ndaj qeverise demokratike iraniane, Kongresi amerikan kërkon dhe dëmshpërblim nga qeveria e Irakut për pronat që u janë marrë 2.700 militarëve të MEK, në mënyrë që ata të mbulojnë shpenzimet e jetesës së tyre në Shqipëri.
Në një rezolutë, depozituar në Kongresin amerikan, 5 kongresmenë kërkojnë që t’i bëhet thirrje qeverisë së Irakut, që të kompensojë ushtarakët e “kampit Ashraf” dhe “kampit të Lirisë”, pasi pronat e tyre u janë kaluar grupeve dhe individëve pranë qeverisë.
Në rezolutë thuhet se, edhe pse mes qeverisë amerikane, asaj të Irakut dhe misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak është rënë dakord, që pas largimit të këtyre personave nga dy kampet, pronat e tyre të ruheshin dhe të shiteshin nga pronarët e tyre, pra nga pjesëtarët e MEK, qeveria irakiane ua ka shitur apo dhënë ato personave pranë saj.
Bëhet fjalë për prona që kapin shifrat e 600 milionë dollarëve, duke nisur që nga automjete, sende personale, banesa, e çdo pasuri tjetër që është ndërtuar prej tyre gjatë kohës së qëndrimit në kampin Ashraf dhe atë të Lirisë.
Ndërkohë që anëtarët e MEK jetojnë brenda një “burgu” të kultit Rajavi ku para disa ditësh një fondacion që mbron të drejtat e familjarëve të tyre, i dërgoi një letër ministrit shqiptar Demiri, për të ndërhyrë që shpërndarja e fondeve si refugjatë që këta “terroristë të përkëdhelur” marrin nga UNHCR, të jetë individuale pasi krerët e kultit nuk ua japin të ardhurat e tyre në dorë. Kjo ngre dyshime me menaxhimin e parave që ky grup disponon, nga individë që kryesojnë kultin me mbështetjen e plotë të amerikanëve.
Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i qeverisë së Irakut dhe sa e gatshme do të jetë ajo që të kompensojë anëtarët e ketij grupi terrorist iranian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne