Rezultatet e zgjedhjeve në Izrael – Pritet krijimi i qeverisë së koalicionit

Në zgjedhjet e përsëritura në Izrael, Partia Likud e Kryeministrit Benjamin Netanjahut përfundoi zgjedhjet në barazim me Aleancën Blu-Bardhë të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Benny Gantz duke marrë të njëjtën numër karrigesh në kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Izraelit deklaroi se deri tani janë numëruar 92% të votave.

Sipas rezultateve jo përfundimtare, nga 29 parti që garonin, vetëm 9% e tyre kaluan barazhin prej 3,25%.

Ndërkohë që është rritur pjesëmarrja në zgjedhje në krahasim me vitin e kaluar, 69,4% e zgjedhësve të regjistruar shkuan përpara kutive të votimit.

Në kutitë e votimit të hapura deri më tani, edhe pse partia e Netanyahut kryeson me një diferencë të vogël votash, nga aspekti i shpërndarjes së karrigeve është në barazim me rivalen e saj.

Sipas kësaj Partia Likud e Kryeministrit Netanjahu dhe Aleanca Blu-Bardhë e ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Benny Gantz dhe Yair Lapid do të përfaqësohen në kuvend me nga 32 deputetë.

Kurse partitë që përfaqësojnë rreth 2 milionë palestinezë me nënshtetësi izraelite, në ndryshim me zgjedhjet e mëparshme, hynë si aleancë në zgjedhje dhe nën ombrellën e Bllokut të Listës së Përbashkët Arabe siguruan 12 deputetë.

Ndërkohë Otzma Yehudit (Partia e Fuqisë Çifute), që mbështetej nga çifutët fanatikë dhe pritej të përfshihen në koalicionin e Netanjahut, mbeti nën barazh kurse Partia Izraeli Shtëpia Jonë (Beyteynu) e ish-ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Liberman siguroi 9 deputetë.

Me këtë rezultat Liberman zotëron edhe një herë rolin kyç për skenarët e mundshëm të koalicionit.

Në Izrael për të krijuar qeverinë duhet që një parti të zotërojë 61 karrige nga kuvendi me 120 të tilla.

Sipas rezultateve të kutive të votimit, duke qenë se asnjë parti nuk ka fituar shumicën e votave për të krijuar qeverinë e vetme, pritet një qeveri koalicioni e re në Izrael.

Presidenti Reuven Rivlin, duke filluar që nesër, do të nisë të bisedojë me partitë që kanë të drejtë të hyjnë në kuvend.

Presidenti, pavarësisht se kush parti ka dalë e parë, mund tja japë detyrën liderit që është më afër krijimit të qeverisë së koalicionit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne