Riabkov: BRICS mund t’i japë fund supremacisë financiare të Amerikës në botë

Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se grupi BRICS mund t’i japë fund supremacisë financiare dhe monetare të Amerikës në botë.

Sergei Riabkov, ka kërkuar përballjen me abuzimet e Amerikës me supremacinë e saj financiare dhe monetare në botë dhe ka thënë se grupi BRICS është një prej faktorëve të rëndësishëm të përballjes me veprimet e Amerikës. Grupi BRICS përbëhet nga vende si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e jugut. Ky grup përfshin 28% të kapacitetit ekonomik të botës. Riabkov gjithashtu ka kritikuar qëndrimet e Uashingtonit kundrejt krizës në Ukrainë dhe ka thënë: Uashingtoni nuk është i gatshëm që sinqerisht dhe në kuadër të marrëveshjes së Minskut të përpiqet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Ukraina që nga viti 2014 përballet me tensione dhe konflikte mes forcave qeveritare dhe kundërshtarëve në lindje të vendit kryesisht në provinca Lohansek dhe Doneck. Palët e futur në konflikt në vitin 2014 kanë arritur një akord për armëpushim ndërsa në vitin 2015 përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë arritën marrëveshjen e re Minsk-2, marrëveshje që është shkelur disa herë nga të dyja palët në Ukrainë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne