Shqiperia

Riatdhesohen 31 azilantë shqiptarë nga Franca e Belgjika

Plot 31 azilantë shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika, ditën e sotme (17 shtator 2019).

Policia njofton se operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, franceze dhe belge dhe shqiptarët e riatdhesuar ishin 27 nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero”, – njofton policia.

Policia Kufitare bën me dije se masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar, ndërsa në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX./Lapsi

OPINIONE