Shqiperia

Rifillojnë punimet për bar-kafe “Hako” në Parkun e Butrinit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi në Komisionin e Edukimit se në Parkun e Butrintintit kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Bar-Kafesë që do të administrohet nga një subjekt privat.

“Ne e pezulluam për sa kohë të shteroheshin pyetjet dhe proceset në diskutimin publik dhe në marrjen e opinionit të përfundimtar të UNESCO-s. Ka rifilluar punimi dhe shumë shpejt pika e shërbimit bëhet gati për sezonin e ri turistik”-theksoi ministrja.

Kumbaro vazhdon t’i qëndrojë versionit se në Parkun e Butrintit nuk ka ndertim, por ka rehabilitim te nje godine ekzistuese me materiale te levizshme ne çfaredo momenti.
E gjitha ajo platforme me ate pjese te vogel te telit me beton te varferuar dhe me pjesen e drurit mund te zhvendoset ne cdo moment“-shtoi ministrja.  Ndërtimi brenda parkut të Butrintit fillimisht shkaktoi debate, por kësaj rradhe opozite e kaloi pa zhurmë. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit, në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.

Sipas  Kumbaros ka qenë Kompania e sallameve Hako që solli kërkesë për të ofruar një shërbim të tillë. Qeveria thotë se nisma është për t’i ofruar më shumë shërbime turistëve, madje sipas saj objekti është lehtësisht i çmontueshëm pa cënuar asnjë vlerë të kësaj pasurie kulturore dhe historike.

OPINIONE