Rifillon mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, Shahini: Shkolla provizore për fëmijët që jetojnë në hotele

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se të gjithë nxënësit që janë transferuar bashkë me familjet e tyre nëpër hotele do të vijojnë procesin mësimor nëpër vendet ku janë strehuar.

Nga foltorja e Kuvendit Shahini tha se shkollat provizore do të mbahen në një prej hoteleve, ku do të mblidhen një grup nxënësish nga disa vende të tilla strehimi.

“4800 nxënës janë prekur nga ky tërmet në forma te tjera, kanë shtëpi të pabanueshme. Dhe 620 mësues kanë situatë të ngjashme. Kemi 31 shkolla të dëmtuara. Kjo ishte arsyeja që të shtyjmë fillimin e mësimit. Në 9 qarqe të Shqipërisë ku nuk shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, mësimi nisi më 2 dhjetor. Ndërkohë që në Lezhë, në Krujë e Kamës do të nis më 5 dhjetor mësimi. Kemi bërë kontrolle ë tri qarqe ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Për 31 shkollat publike që janë jashtë funksionit, kemi bërë plan të detajuar për të transferuar nxënësit në institucione të tjera. Kemi bërë një plan të detajuar për daljet emergjente nëse ka lëkundje. Por edhe për të krijuar një ambient të ngrohtë kur të shkojnë në shkollë. Duhet të jemi të përgatitur, jo se priten lëkundje të mëdha, por për çka mund të ndodhë në të ardhmen. Po përgatisim shkolla të tjera dhe një grup vullnetarësh që të mirëpresim nxënësit që do të kthehen të hënën në shkollë. Edhe mësuesit, edhe psikologët, duhet të lejojnë nxënësit që të flasin për eksperiencën e tyre dhe gradualisht të nisë procesi mësimor. Në hotelet ku janë strehuar qytetarët, kemi themeluar shkolla provizore. Kemi grupuar në një hotel më të madh ku do të organizohet shkolla në atë grup hotelesh. Kemi 2-3 shkolla të përkohshme përgjatë hoteleve ku kemi vendosur përgjatë bregdetit. Pallavra mediatike i ka cilësua këto opozita, por ne si quajmë kështu. Këto janë përpjekjet tona për të informuar qytetarët, duke luftuar dhe lajmet e rreme dhe kanë nxitur panik. Ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë informim si në rrejtet sociale dhe media. Ata që kanë humbur jetën nuk mund t’i kthehejmë, por duhe të kujdesemi për nxënësit dhe që shkolla ku ata do të vijonjë mësimin të jenë të sigurt”, tha Shahini.

Kujtojmë se më datë 5 dhjetor do të nisë mësimi në Kamëz, Lezhë dhe Kavajë. Po në këtë datë do të nisë mësimi edhe në Rrogozhinë dhe Mirditë. Ndërkohë, më 9 dhjetor do të nisë mësimi në Tiranë, Vorë dhe Durrës./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne