Rihapja e dosjes “Hajdari”, zbardhet kërkesa e ish-truprojes së Berishës, Izet Haxhia

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është ekstraduar së fundmi nga Turqia, ka bërë lëvizjen e parë për rihapjen e dosjes “Hajdari”. Avokati i tij i ri, Bashkim Nikolla, ka dorëzuar ditën e djeshme një kërkesë për rivendosje në afat të ankimimit për vendimin, që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Kjo është lëvizja e parë e Izet Haxhisë që pas ekstradimit nga Turqia. Pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

Në kërkesën e Izet Haxhisë janë të renditura argumentet e ish-truprojës së Berishës për rastin në fjalë. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë. Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhisë. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhinë në rast se ekstradohet./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne