Rikonstruksioni skandaloz i ministrisë së Arsimit. Ku shkuan 1.2 mln euro?

Është i vetmi projekt të cilin Edi Rama ka mundur ta bëjë në 4 vitet e para që ishte në pushtet. Rilindja Urbane është i vetmi projekt me të cilin Edi Rama është mburrur.

Por duket se edhe ky projekt avash, avash po tregon se është i dështuar dhe po shfaqen gabime e punime shumë të dobëta.

Edhe Ministria e Arsimit është përfshirë në projektin e ‘Rilindjes Urbane’, por duket se rikonstruksioni i saj prej 1.2 milionë eurosh është një dështim total.

SYRI.net ka siguruar disa foto të ambienteve të brendshme të këtij institucioni që tregojnë gjendjen skandaloze që është, pas përfundimit të rikonstruksionit.

Kur ende nuk është mbushur 1 vit, rikonstruksioni skandaloz ka filluar të nxjerrë defektet.

Mure të suvatuara sa për sy e faqe, doreza të këputura dhe jo cilësore, banja me mure të çara dhe hidrosanitarë të prishur, pa llogaritur pllakat që me sa duket janë vënë nga ustallarë jo profesionist, pa llogaritur cilësinë e tyre të dobët.

Siç duket edhe pas dyerve mungon suvaja, pasi i është kushtuar rëndësi fasadës dhe jo detajeve të përdorimit të përditshëm.

Lind pyetja: A janë të justifikuara punimet e këqija me paratë që janë shpenzuar për rikostruktimin e godinës?

Po inxhinierët që morën në dorëzim punimet a i kanë parë punimet jo cilësore? Punonjës të Ministrisë jashtë kamerave shprehen se në godinën ekzistuese nuk ka pasur mure të çarë apo lagështirë nëpër to.

Tashmë paratë u paguan dhe godina përveç ngjyrave të fasadës, duket se nuk e justifikon shifrën e shpenzuar për ta rikonstruktuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne