Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetin social Facebook, një video nga festimet për 1 qershorin. Personi që shfaqet në video, sipas Berishës, është drejtori i drejtorisë Arsimore të Beratit. “Drejtori i drejtorisë arsimore të Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami të kuqe në qafë!”, shkruan Berisha.
“Rikthehen fatosat e Enverit!
Drejtori i drejtorise arsimore te Beratit feston 1 qershorin me fatosat e Enverit me shami te kuqe ne qafe! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha.