Rikthehen përmbytjet, Durrësi nën pushtetin e ujit (VIDEO)

Reshjet që kane vijuar me intensitet të lartë përgjatë gjithe ditës, kanë rikthyer problematikën e njohur të qytetit bregdetare, atë të përmbytjeve.

Për pasojë është krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe veprimtarisë normale të qytetarëve.

Probleme jane krijuar kryesisht në afërsi të kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, te rrethrrotullimi afër stacionit të trenit, në rrugën “Aleksandër Goga”, te kryqëzimi në afërsi të Torrës Veneciane.

Burime nga Bordi i Kullimit, bëjnë me dije se të dy Hidrovorët janë në fuksion të plotë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne