Rikthehen protestat në rafinerinë e naftës në Ballsh, punonjësit: Të sigurohet lënda e parë

Rikthehen problemet dhe protestat e punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Punonjësit janë ngritur sërish në proteste këtë javë pasi puna në rafineri është bllokuar. Dyert e rafinerisë janë mbyllur për rreth 1 mijë punonjës.

Të mbetur pa punë, punonjësit kërkojnë të mos e eksportojnë naftën bruro, por fillimisht të plotësohen kushtet për firmat vendase. Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, si regullatori i vetëm për zgjidhjen e situatës.

Protestat kanë qenë të përsëritura në rafinerine e naftës në Ballsh ku më herët ka patur probleme edhe me pagesat dhe siguracionet e punonjësve./balkanweb

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne