Rikthehet Blackjack-u: Rusia ekspozon bombarduesin e ri supersonik Tu-160

Një bombardues i ri Tupolev Tu-160 me rreze të gjatë, i pari që nga viti 1992, doli nga hangari pasi Rusia rifilloi prodhimin e bombarduesit më të madh operativ në botë që NATO e pershkruan si Blackjack.

Modeli i ri Tu-160 i quajtur mjelma e bardhë në Rusi, u ekspozua të enjten në Fabrikën Kazan të Aviacionit, një degë e Byrosë për Dizajnin e Tupolevit në Moskë. Avioni u ndërtua nga pjesë të ruajtura që nga koha sovjetike, për të provuar nëse fabrika ishte e aftë të rifillonte prodhimin serial të bombarduesve legjendarë.

Bombarduesi tani do t’i nënshtrohet testimit në terren, para se të nrihet në qiell në shkurt të vitit 2018. Prodhimi serial i Tu-160, i cili ka mbetur i bllokuar që nga viti 1992, do të rifillojë pasi të provohet se përputhet me kriteret e dhëna,tha për RIA-Novosti, Majori-General Sergey Kobylash, shefi i aviacionit të Rusisë,

Ushtria e Rusisë njoftoi vendimin për të rifilluar prodhimin e Tu-160 në ndryshimet e modernizuara të Tu-160M2 në vitin 2015. Prodhimi serial i bombarduesve ka gjasa të fillojë në fillim të vitit 2020, me Ministrinë e Mbrojtjes që planifikon të blejë së paku 50 avionë. Avionët e modernizuar do të kenë motorë të përmirësuar, gjithashtu edhe pajisje analoge në bord të zëvendësuara me pjesë dixhitale.

“Të gjithë aeroplanët Tu-160 që aktualisht janë në shërbim të Forcës Ajrore Ruse do të modernizohen plotësisht. Duke marrë parasysh ritmin e riprodhimit dhe nivelin e teknologjisë moderne, supozoj se do të ndodhë në vitet e ardhshme, “tha Kobylash.

Blackjack është avioni më i madh luftarak në botë, me peshë maksimale të ngritjes prej rreth 275 ton. Mund të mbulojë një distancë prej më shumë se 12.000 kilometra pa karburant. Distanca rekord e mbuluar gjatë një fluturimi ishte 18,000 kilometra, duke shpenzuar më shumë se 24 orë në ajër. Bombarduesi është i pajisur me krahë të ndryshueshme, të cilat mbështillen kundër palosjes kur kalojnë në shpejtësi supersonike.
Tu-160 dhe avionë të tjerë me rreze të gjatë rifilluan fluturimet patrulluese mbi Paqësor dhe Atlantik në vitin 2007. Bombarduesit gjithashtu dëshmuan efektivitetin e tyre gjatë fushatës ajrore të Rusisë në Siri, pasi ata u nisën nga aeroportet e Rusisë për të goditur objektivat terroriste./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne