Rikthehet i ftohti, reshje dhe ulje temperaturash deri në -10°C

Mbi vendin tonë po mban kryesisht mot i kthjellët këto ditë, por duke nisur nga dita e sotme priten reshje dhe ulje temperaturash.

Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrëmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën zero ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne