Rilindja e Hekurudhës së Hixhazit – Lëvizje Strategjike e Turqisë në Lindjen e Mesme !

Lufti Bilalli

Pas më shumë se një shekulli, një nga projektet më ambicioze të periudhës osmane po ringjallet: Turqia, Siria dhe Jordania kanë nënshkruar një marrëveshje trepalëshe për të rikthyer në jetë Hekurudhën e Hixhazit, rrugën historike që dikur lidhte Stambollin me Medinën. Ky projekt nuk shihet vetëm si restaurim i trashëgimisë kulturore, por si një lëvizje politike dhe gjeopolitike me ndikim të madh në rajon.

Një projekt me simbolikë politike dhe fetare !

Hekurudha e Hixhazit, e proektuar në vitin 1900 nga Sulltan Abdylhamidi II, kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes qendrës osmane dhe botës arabe, si dhe sigurimin e udhëtimit të haxhinjve drejt Mekës. Sot, më shumë se 120 vjet më vonë, Turqia e Presidentit Erdoğan po e ringjall këtë simbol për të rikthyer ndikimin historik të Ankarasë në Lindjen e Mesme.

Aspektet politike të projektit

Ky projekt ka një rëndësi të madhe politike për të gjitha palët e përfshira:

– Turqia e përdor projektin si mjet diplomatik për normalizimin e marrëdhënieve me Sirinë, pas një dekade tensionesh.

– Ai gjithashtu forcon bashkëpunimin me Jordaninë, një shtet që ka mbajtur ekuilibër politik në rajon dhe është urë mes botës arabe dhe Perëndimit.

– Projekti shihet si pjesë e strategjisë së Ankarasë për të rritur ndikimin e saj ekonomik dhe kulturor në rajon, përmes “soft power”-it dhe trashëgimisë osmane.

Përfitimet gjeopolitike të Turqisë !

Rindërtimi i linjës së Hixhazit i jep Turqisë një pozicion të ri gjeostrategjik:

– Krijon një korridor transporti që lidh Mesdheun me Detin e Kuq, duke mundësuar tregti më të shpejtë dhe më të sigurt përmes rrugëve tokësore.

– I mundëson Turqisë të ketë prani ekonomike dhe infrastrukturore në territore arabe, duke e thelluar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme.

– Projekti mund të balancojë ndikimin e vendeve të tjera si Arabia Saudite dhe Irani, duke i dhënë Ankarasë një rol udhëheqës në bashkëpunimin rajonal.

– Përmes këtij projekti, Turqia e paraqet veten si garantuese të stabilitetit dhe bashkëpunimit islamik, duke u bazuar në rrënjët historike osmane.

Një strategji e re për influenc në Lindje të Mesme !

Rindërtimi i Hekurudhës së Hixhazit nuk është thjesht një projekt transporti hekurudhor– është një impakt politikë. Ai demonstron ambicien e Turqisë për të qenë qendër e zhvillimeve ekonomike dhe politike në Lindjen e Mesme, duke lidhur të kaluarën perandorake me synimet e saj moderne.
Kjo hekurudhë mund të bëhet arteria e re e bashkëpunimit islamik – një urë mes qyteteve të shenjta dhe një sinjal se Ankaraja është rikthyer në zemrën e Lindjes së Mesme./fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne