Rilindja ka projektuar Malken Mishen, djalin e Piro Mishes si kryetar të AMA-s

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur garën për e kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Gara për kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka degjeneruar. Ai që Rilindja ka projektuar si kryetar është djali i babit që lëshoi karriken në AMA për t’u bërë drejtor pensionist në Bibliotekën Kombëtare. Tani vendin do e zërë i biri, duke vijuar besnikërinë dhe përuljen ndaj udhëheqjes.” shkruan Vokshi ndërsa shton se dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vacant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Dy kandidatët që paraqitën aplikimin në parlament për postin vacant të kryetarit të AMA ishin të dy zëdhënës ministrish. “Fatosat” e partisë janë gati për të marrë shpërblim dhe të bëjnë kamikazin për uzurpimin e tregut të medias audiovizive, për të penguar me çdo çmim fjalën e lirë dhe për të burgosur e sakatuar gazetarët.

T’i bëjnë të 99-at medias, për “ta rilindur” dhe atë, siç po bëjnë me “sukses” kudo!” përfundon Vokshi.

/balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne