Rinas, ndalohet izraeliti me 250 mijë euro në valixhe, erdhi nga Moska

Një shtetasi izraelit për të cilin policia jep vetëm inicialet E.R, 49 vjeç u ndalua në Rinas me 250 mijë euro para të thata në valixhe. Izraeliti udhëtonte nga Moska dhe nuk i kishte deklaruar paratë që do të sillte në Shqipëri.

“Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro” njoftoi policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne