Rindërtohet skema 3D/ Ja si u ekzekutuan Dalipaj dhe Dautaj (Video)

Policia e Durrësit dhe Prokuroria kanë ngritur dy pista hetimi për ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe mikut të tij Xhino Dautaj. “Panorama” shkruan se po hetohet per larje hesapesh dhe hakmarrjes.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë sekuestruar telefonat e viktimave dhe sendet personale, ku do të verifikohen thirrjet e fundit, pasi nuk përjashtohet dyshimi që ata të jenë nxjerrë në pritë.

Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, me qëllim për të konstatuar nga sekuencat filmike të fiksuara prej tyre momentin e atentatit, por edhe kamera të tjera përgjatë këtij aksi, për të konstatuar se nga ku ka nisur ndjekja.

Nëpërmjet pamjeve filmike pritet të zbulohet edhe makina që përdorën autorët për atentatin.

Policia ka shoqëruar 15 persona për të mësuar detaje rreth kësaj ngjarjeje, mes tyre edhe persona me precedente penale.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se mjeti “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj është targuar vitin e kaluar, por nuk është në pronësi të asnjërit prej tyre. Sipas të afërmëve të Dalipaj, ai ishte baba i një fëmije 7 vjeç.

LEONIDHA MUSAJ/PANORAMA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne