Rinis sot riatdhesimi, fluturimet e para nga Stambolli dhe Roma, çfarë duhet të dinë qytetarët për biletën dhe karantinimin në Durrës

Rinisin ditën e sotme fluturimet nga disa destinacione të Evropës për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë pas mbylljes së kufijve, për shkak të përhapjes së koronavirusi.

Procesi i riatdhesimin do të zgjasë sot dhe nesër dhe të gjithë personat e kthyer janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë në një nga hotelet e Durrësit, që do të shërbejnë si karantinë. Ndërkohë, udhëtimet e para sot do të jenë nga Stambolli dhe Roma.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sot do të kryhen udhëtimet Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra.

Të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen do të paguajnë biletën e fluturimit 100 euro, e cila do të ndryshojë sipas destinacionit, si dhe tarifën e karantinimit, që do të kushtojë në total 21 euro, por që 14 euro do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standarde anti-COVID 19, ndërsa 7 euro do të paguhen nga personi për ushqimin. Karantina do të bëhet në dy hotele në Durrës që do të ruhen nga ushtria, ndërsa kamerat do të monitorohen nga Policia e Shtetit.

5e9a9352f2270rinas

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne