Rishitet ARMO/ Sindikata thirrje punonjësve: Mos lidhni kontrata me biznesmenë anonimë!

ARMO, një nga kompanitë që i ka shkaktuar humbje të mëdha shtetit dhe gjatë 10 viteve të fundit ka kaluar dorë më dorë, është rishitur. Por, pavarësisht borxhit që shkon në 700 milionë euro ndaj shtetit shqiptar por edhe detyrime ndaj të tretëve, ARMO po tentohet të rivihet në punë. Tpz.al ka mësuar se disa persona kanë shkuar në rafinerinë e Ballshit dhe kanë marrë kontakt me dhjetëra punëtorë. Gjergj Selmani, sekretar i Sindikatës se Punetorëve i tha Tpz.al se disa biznesmenë anominë tentuan në mënyrë të kundraligjshme dhe duke ju bërë presion punonjësve të KPTHN për të firmosur kontrata të paligjshme.

“Ju bëjmë thirrje gjithë punonjësve të mos bien pre e këtyre mashtrime e kontratave të kundraligjshme! Sindikata e Përpunuesve të Naftës si e vetmja organizatë sindikale që mbron të drejtat e punonjësve të KPTHN, ju bën thirrje këtyre pseudo biznesmenesh që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar, Kodin e Punes, Kontraten Kolektive etj.“- thotë Selmani.

Sipas tij, duhet marrëshje tre palëshe Qeveri-Punëmarrës -Punëdhënës, ku të garantohen rrogat e prapambetura, sigurimet shoqërore e shëndetësose dhe furnizimi me naftë bruto.

“Kërkojmë nënshkrimin e kontratës kolektive me ccdo përfaqesues ligjor që do të menaxhojë Kpthn. Kërkojmë garantimin e punës normale për të gjithë punonjësit e Kpthn sipas Kodit të Punës si dhe garancitë financiare për pagesën e këtyre punonjësve. Ju bëjmë thirrje gjithë punonjësve të kundershtojnë veprimet e biznesmenëve anonimë”– thonë punëtorët.

Pak javë më parë, mediat raportuan se një kompani britanike me kapital 10 mijë paund do të jetë pronarja e re e ARMO-s. Sipas Top Channel, ALLUM Enterprises Limited, e regjistruar në Londër është në prag të blerjes së rafinerisë së Ballshit, përmes degës së saj shqiptare Allum Enterprises sh.a.

Allum Enterprises Limited është themeluar në Londër në qershor të vitit të kaluar nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra. Dy muaj më vonë, ajo ka krijuar në Shqipëri kompaninë bijë Allum Enterprises sh.a, përmes të cilës është duke blerë ARMO-n.

Sipas dokumentave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në 29 gusht të vitit të kaluar Allum Enterprises ka marrë një kredi rreth 17 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë. Për këtë kredi Allum Enterprises ka vënë si garanci 100 për qind të aksioneve të saj. Allum Enterprises është një kompani me objekt aktiviteti tregtimin dhe rafinimin e hidrokarbureve.

Më herët, të gjitha shitjet apo dhëniet me qera të kompanisë, të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda për buxhetin. Edhe kompania IRTC, që u cilësua si sukses nga qeveria, i shkaktoi buxhetit një dëm prej mbi 30 milionë euro për taksa të papaguara. Por, borxhe ka edhe kompania e biznesmenit kontrovers Rezar Taçi, ashtu si edhe kompania nga Azerbajxhani. Borxhi shkon deri në mbi 700 milionë euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne