Rishtrohet në tryezat imperialiste shpërbërja e Botës Islame

Zëvendës-kryetari i Institutit Ndërkombëtar të Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, Abbas Hameyar ka dhënë për agjencinë e lajmeve Havza një reportazh në lidhje me zhvillimet e fundit në botën islame. Dr. Abbas Hameyar, i cili ka shërbyer për një kohë të gjatë si përfaqësuesi kulturor në konsulatat iraniane në Kuvajt, Katar dhe në qytetin Baalbek të Libanit është shprehur se 100 vjet pas marrëveshjes Sykes-Picot, imperialistët kanë risjellë në tyrezat e diskutimit axhendën e re të shpërbërjes së shteteve islamike.

– Pas vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Arabinë Saudite kemi qënë dëshmitarë të zhvillimeve të reja në rajon. Si fillim kemi mosmarrëveshjet që kanë filluar të përjetohen mes shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Gjirit, nga ana tjetër kemi Amerikën që i ka shitur Arabisë Saudite armë në vlerën e miliarda dollarëve të cilat u konkluduan me krijimin e mundësisë së përqëndrimit në armiqësinë kundër Aksit të rezistencës. Sipas mendimit tuaj, çfarë rezultatesh do të sjellin këto zhvillime për shtetet islamike?

– Kjo është vetëm një pjesë e gjithe puzzle-it të madh. Ne duhet të vëzhgojmë përgjatë viteve të kaluara, apo të paktëm vetëm përsa i përket viteve të fundit, zhvillimet e përjetura në rajon, planet e organizuara në lidhje me rajonin dhe ëndrrat që kanë thurur armiqtë e Aksit të Rezistencës në lidhje me rajonin. Për të qënë e mundur që të shohim lidhjen e këtyre grupeve me zhvillimet në rajon, duhet të zotërojmë atë që unë e quaj një foto e rajonit e bërë nga hapësira. Një foto e këtillë do të na mundësojë një pamje të plotë të rajonit dhe do të na tregojë gjendjen tonë këtu.

Ndodhemi në shekullin e dytë të marrëveshjes Sykes-Picot

Këtë foto, unë e shoh si një foto që na tregon se po përpiqet që të bëhet një rindarje e botës islame. Sepse tashmë ndodhemi në shekullin e dytë të marrëveshjes Sykes-Picot mes Britanisë së Madhe dhe Francës kohë përpara se të shpërbbëhej shteti osman.

Pas kësaj marrëveshjeje, rajoni u shpërbë dhe u shpall deklarata Balfour, si rezultat i së cilës u krijua edhe regjimi sionist. Kjo marrëveshje ishte hapi i parë i shfaqjes së regjimit sionist në këtë rajon. Në ditët që po jetojmë, të cilat përkojnë me fillimet e shekullit të dytë të deklaratës Balfour zhvillimet aktuale indikojnë se regjimi sionist kërkon që të përforcojë kufinjtë e tij. Kjo është pamja e përgjithshme.

Zhvillimet që po përjetohen aktualisht në Irak, Siri, Jemen, Libi dhe në shtetet e tjera tregojnë se bota islame është duke u shpërbërë përsëri. Të gjitha shtetet islamike janë në objektiv, megjithatë, objektivi më i madh është Repulbilka Islamike e Iranit.

Sipas aksit arabo-amerikan, të gjitha këto shtete nuk duhet të shndërrohen në fuqi potencialisht aktive, sepse këto shtete janë një kërcënim përsa i përket kufinjve të regjimit sionist. Pikërisht kër këtë arsye, në një mënyrë apo tjetër të gjith shtetet islamike duhet të shpërbëhen. Në këtë mënyrë u shkatërrua edhe ushtria e Irakut si dhe themelet shoqërore, politike, kulturoredhe rritja ekonomike e Sirisë.

Sipas tyre, Libia duhet të shpërbëhet, Turqia duhet pësojë një grusht shteti; sepse në të shkuarën këto vende mund të jenë një kërcënim për regjimin sionist. Sudani Jugor duhet të ndahet nga Sudani; shoqëria egjiptiane duhet të ekstremizohet në mënyrë të dhunshme dhe të menjëhershme, Egjipti i cili është një shtet që mbështet shtetet arabe duhet të çohet në skaet e varfërisë, që të vuajë edhe për bukë.

Është krijuar një aleancë perëndimoro-arabo-hebraike kundër aksit të Iranit

Vizita e Trumpit në Arabinë Saudite dhe krijimi i njëaleance perëndimoro-arabo-hebraike kundër aksit të Iranit janë pjesë të planit të madh që Amerika synon të realizojë, kjo është një lojë që mbështetet në marrëveshjen win-win mes sauditëve dhe amerikanëve.

Duke paguar një faturë prej 400 miliardë dollarësh, sauditët arritën të fusnin Amerikën në rajon dhe fituan mbështetjen e Amerikës. Në të vërtetë të gjitha këto zhvillime dhe kriza qëështë krijuar mes shteteve antare të Organizatës së Vendeve të Gjirit është një bekim nga Zoti. Ky k qënë një dështim për sauditët dhe një humbje e jashtëzakonshme. Dhe të gjithë vendet e rajonit e kanë dëshmuar në mënyrë shumë të qartë këtë dështim.

Kriza mes shteteve antare të Organizatës së Vendeve të Gjirit është një poshtërim për sauditët

Në të vërtetë, kjo krizëështë një përsëritje e gabimeve të pasukseshme historike të sauditëve. Ata kanë përfshirë në listën e zezë organizatat e rezisencës në Palestinë dhe lëvizjet çlirimtare në rajon. Tashmë kanë filluar fluturimet e drejtpërdrejta nga Riadi në Tel Aviv; kanë krijuar një aleancë me regjimin sionist kundër Aksit të Rezistencës dhe Republikës Islamike. Ky ka qënë një poshtërim për sauditët pas humbjes së tyre në Siri dhe në Jemen.

Zhvillimet që po përjetohen tashmë në rajon, fitorja e madhe që kemi dëshmuar në Mosul, bashkimi i rrjetit Teheran-Bagdat-Damask-Bejrut kanë shënuar fitore të reja për Frontin e Rezistencës. Kjo fitore është arritur pavarësish gjithë pengesave si luftës psikolgjike të presinit të gjërë gjithëpërfshirës të cilën kanë propaganduar perëndimorët dhe vendet e parambetura me anë të preandorive të tyre mediatike dhe luftës psikologjike që ka pasur një ndikueshmëri të pjesshme. Kjo ka qënë një fitore kundër planeve ndërkombëtare të imperializmit.

– Cili ka qënë shkaku kryesor i armiqësisë së Arabisë Saudite dhe disa vendeve të tjera të Organizatës së Vendeve të Gjirit dhe të kësaj krize mes tyre? Çfarëmund të fshihet në planin e fshehtë të gjithë kësaj?

– Në mesin e shteteve antare të Organizatës së Vendeve të Gjirit ka pasur mosmarrëveshje kohë më parë. Për shkak të disa arsyeve, në vitet 1970, anglezët u larguan nga rajoni, megjithatë në çdo cep kanë vendosur bomba të gatshme për të vënë në flakë rajonin duke shkaktuar mosmarrëveshje dhe kriza në çdo moment që do të duan. Pra, këto mosmarrëveshje kanë ekzistuar kohë më parë dhe janë mosmarrëveshje historike. Për më tepër, Organizata e Vendeve të Gjirit, që në gjenezë të saj ka qënë problematike.

Organizata e Vendeve të Gjirit është krijuar për të mbështetur regjimin e Sadamit kundër Iranit

Në fillimet e viteve 1980, menjëherë pasi revolucioni në Iran arriti fitoren është formuar Organizata e Vendeve të Gjirit për të mbështetur regjimin e Saddamit kundër Iranit; qëllimi ishte që të luftohej kundër Iranit.

Megjithatë, në mesin e këtyre vendeve nuk ka ekzistuar asnjëherë uniteti, bashkimi dhe ndërveprimi. As nuk ka pasur asnjëherë monedhë të njëjtë dhe nuk është përdorur një monedhë e përbashkët. Në këto vende ka vazhduar që të ndodhin përplasje mes fiseve dhe kufinjtë kanë mbetur të njëjtë.

Organizata e Vendeve të Gjirit është një gjë tërësisht e ndryshme nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ata mendojnë se kanë arritur që ta kopjojnë këtë model; kur në të vërtetë asnjëherë ne mesin e tyre nuk ëstë parë unitet dhe bashkëpunim.

Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh edhe konkurrencën që duket të ketë mes fuqive tradicionale ndërkombëtare, të këtilla si Anglia më parë dhe tashmë Amerika. Këto konkurrenca interesas kanë treguar ndikimin e tyre dhe tashmë Bashkëpunimi i Gjirit është kthyer në një organizatë e ndarë në treshe.

Tre shtete janënën mandatin e Anglisë, tre shtete janë nën kontrollin e Amerikës. Një pikë tjetër që duhet të preket në lidhje me këtëështë se: gjatë viteve të fundit, pavarësisht se Katari ka një popullësi të ulët dhe një gjeografi të vogël ka arritur me sukses që të shndërrohet në një ekonomi gjigande.

Mban në territoret e tij një perandori mediatike si Alxhazira dhe është bërë vendbanim për shumë personalitete politike dhe fetare të botës islame dhe ka krijuar një fuqi të madhe jo të dhunshme.

Sauditët tremben nga fuqia që Katari ka krijuar në rajon

Kjo fuqi jo-armiqësore që tërheq vëmendjen në rajon nuk është në interes të sauditëve. Sepse sauditët janë të ndërlidhur dhe veprojnë brenda një rrezeje të kufizuar. Për shembull, femrat saudite nuk lejohen që t’i japin makinave dhe për këtë arsye si mund të lejojnë këtë fuqi paqësore që po përdor Katari, liritë e dhëna dhe këtë hapësirë mediatike?

Kjo ishte një referencë e rëndësishme për sauditët që të reagonin. Ndërsa sauditët festonin si të dehur vallen e shpatës që kishte një faturë prej 400 miliardë dollarësh mendonin se i kishin kompesuar humbjet e mëparshme dhe se do të mund të luanin një rol të rëndësishëm në rajon.

Papjekuria politike dhe keqinterpretimi i ngjarjeve nga udhëheqësit e rinjë të Arabisë Saudite janë bërë shkak i fillimit të një lëvizjeje në rreze të gjërë për të rrethuar shtetet rreth e rrotull tyre.

Pas kësaj gjendje dehëse të sauditëve, ata arritën të kuptonin dimensionet fatale të katurës së madhe që kanë paguar dhe u munduan që këtë faturëta ndanin me shtetet fqinje. Megjithatë, nga këto shtete Bahreini nuk ka kapacitet ekonomik për të paguar ndonjë shumë, po kështu edhe Omani… Kuvajti ndodhej në një krizë ekonomike për shkak se sauditët kishin ulur çmimin e naftës dhe knë ndaluar prodhimin në puset e naftës të cilët i përdornin bashkë me sauditët.

Koalicioni i sauditëve kundër Katarit  po përballet me një humbje të turpshme

Sipas sauditëve, Katari e ka mundësinë ekonomike sa ta paguajë i vetëm të gjithë këtë shumë. Por nga anta tjetër, Katari ka reaguar ndaj diçkaje të këtillë, sepse mendon se në fund të fundit nëse do t’i duhet t’i paguajë Amerikës një shumë të këtillë nuk ka pse të ketë nevojë për përfshirjen e dhe ndërmjetësimin e sauditëve.

Megjithatë, nga ana tjetër Amerika dëshiron që kjo krizë të vazhdojë; sepse deri më tani kjo situarë dukej tepër e turpshme për arabët. Sauditët mendonin se mund ta zgjidhnin këtë situatë duke u munduar të kijonte një koalicion – duke i paraqitur Katarit 10 kushte dhhe duke i dhënë 24 orë për t’i përmbushur ato. Megjithatënë koalicion nuk morrën pjesë shtete të tjera për axhendët saudite përveç Etiopisë dhe Xhibutit.

Edh shumë shtete të tjera që janë aleate të Arabisë Saudite nuk morrën pjesë në këtë koalicion. Për shembull, Sudani nuk pranoi që t’i bindej sauditëve në këtë çështje. Në një moment të paparashikuar marokienët hodhën një hap miqësie kundrejt Katarit duke i dërguar avionë humanitarë të mbushura me ndihma ushqimore.

Pas një farë kohe, sauditët paraqitën 13 kushte dhe i dhanë 10 ditë kohë, më pas kjo periudhë u zgjat edhe me 48 orë të tjera. Më pas, ministrat e jashtëm të katër shteteve u mbodhën në një takim në Kahire. Kjo mbledhje ishte në fakt një goditje fatale kundrejt kërcënimeve të sauditëve kundrejt Katarit. Sepse këto kërcënime nuk arritën të shndërroheshin në vendime, më mesin e këtyre shteteve lindën mosmarrëveshje dhe kjo gjë i shkaktoi një humbje Arabisë Saudite.

Vizita e Sekretarit të shtetit amerikan në rajon dhe deklarata e tij se lista e kërkesave të sauditëve nuk do të jetë më si në formën e parë, pra thënë ndryshe ndryshimi i pozicionimit të Amerikës i poshtëroi sauditët.

Kjo ishte një fitore e madhe për Katarin; duke qënë se atyre nuk iu duhej më që të përuleshin përpara kërkesave të sauditëve. Nëse Katari do të kishte pranuar t’i përulej kërkesave të sauditëve ato do të humbnin si nderin e tyre, po kështu edhe ekzistenën e tyre.

Rezistenca e Katarit është një poshtërim i ri për sauditët

Katarasit arritën që të rezistonin kundër auditëve duke u marrëvesh me Amerikën me anë të shumave të parave, duke shpenzuar kohë me lëvizjet e tyre diplomatike, duke vizituar vendet e Evropës për të marrë mbështetjen e vende e që do të ishin të rrezikuara për shkak të prezencës ushtarake në Katar dhe duke përfituar nga marrëveshjet konkrete që ka me Turqinë dhe me Iranin.

Amerika kërkon ta ngjyrosë me prirje të djathta Arabinë Saudite dhe kërkon të zhdukë fuqitë rajonale

Katarasit mendojnë se kanë arritur një fitore për veten e tyre. Në publikimet që kanë bërë zyrtarët e Katarit për Alxhazirën reflektohet qartë vetëbesimi i tyre. E kanë parashtruar këtë fitore kundrejt sauditëve në farma të ndryyshme. Amerika dëshiron edhe të vazhdojë të indikojë prirje të djathta në rajon dhe të zhvillojë operacione në lidhje me dobësimin e ekonomisë dhe të fuqive në rajon.

– Duke marrë fitoret e Aksit të Rezistencës në Irak, Siri dhe në rajon dhe humbjet fatale të ISIS-it në rajon, cilat mund të jenë programet dhe planet e aksit perëndimoro- arab në lidhje me shtetet islamike?

–  Në këto momente ISIS-i është duke humbur territore në Irak dhe në Siri. Kjo është një fitore e madhe për Aksin e Rezistencës. ISIS-i ka humbur një pjesë të madhe të burimeve e tij financiare, burimeve të naftës dhe komisioneve të tyre. ISIS ka pësuar humbje të mëdha të Irak dhe ka humbur reputacionin e tij.

Një pjesë e cakuar e mbbështetjes ideologjike dhe mediatike kundrejt ISIS-it vjen nga perëndimorët. Ata dëshirojnë që ISIS-i të vazhdojë të ekzistojë në ndonjë pjesë tjetër të rajonit dhe kështu në rajon të vazhdojnë të ekzistojnë konflikte.

Duhet të pranohet se tashmë ISIS-i është mposhtur; megjithatë nuk duhet të harrojmë se pas rënjes së Bashkimit Sovjetik dhe pas pushtimit të Afganistanit, “arabët afganë” u kthyen në vendin e tyre në vitet 1980 dhe 1990.

Mundësia që ISIS-i të shfaqet në rajon në forma dhe ngjyra të ndryshme

Ekziston mundësia që ISIS-i të vazhdojë ekzistencën e ti duke u shfaqur në forma të ndryshme, në qytete të ndryshme me aktivitetet e tyre terroriste. Pika më themeltare e luftës kundër ISIS-it të ideologjike; është thelbësisht e rëndësishme që të krijohet atmosfera e duhur për të parandaluar zhvillmin e tyre në shtete dhe qytete të ndryshme si dhe të parandalohet krijimi i grupimeve tekfirxhie si dhe pëfshirja e të rinjve në këto grupime.

Organizata që njihen nën emra të ndryshme si ISIS-i, Alkaida, Fronti Nusra, Talibanët apo emra të ndryshëm janë të themeluara në një mendësi të vetme. Megjithatë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij helmi nuk mjafton vetëm që të mblidhet ky helm është po kaq e rëndësishme që edhe të shkatërrohen fabrikat e prodhimit të tyre.

Mendësinë e ISIS-it në rajon e krijojnë aktorët e devijuar të Arabisë Saudite dhe prodhohet në shtetet e tjera nën kontrollin e Arabisë Saudite. Për këtë arsye është e rëndësishme që të thahen burimet e prodhimit të këtyre mendësive.

Kjo është rruga më e suksesshme në luftën kundër ISIS-it. Megjithatë, perëndmorët dhe sionistët vazhdojnë me projektet e tyre në lidhje me këto grupe në botën islame. Konflikte të këtilla janë gjithnjë në prodhim. Megjithatë, këto fitore të mëdha mund t’i parandalojnë këto kurthe të mëdha dhe problematika me anë të një koalicioni të vërtetë rezistues dhe me mbështetjen e ppujve të rajonit.

Burimi : H.N./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne