Ristani nga Lushnja: 5 mijë vetë, korrektë me Policinë. Protesta e radhës në Kavajë

Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka njoftuar nga rotondoja e Plugut në Lushnje se protesta po vazhdon me energji dhe se deri në këto momente, kur janë mbledhur rreth pesëmijeë njerëz, ka marrëdhënie korrekte me Policinë. Ristani theksoi se protesta e sotme është paralajmëruese e protestës së radhës më 7 maj në Kavajë për të mos lejuar zgjedhje të falsifikuara.

“Protesta vazhdon e qëndrueshme, e qetë dhe paqesore, – tha Ristani. –  plot energji dhe mirëkuptim deri tani ndërmjet protestusve dhe forcave të Policisë.

Pjesëmarrja është shumë e mirë: janë rreth 5 mijë vetë që protestojnë këtu në zonën  e Plugut të Lushnjes. Protesta do të vazhdojë deri në orën 12:00 dhe do të mbyllet, sepse qëllimi është arritur. Ka pasur vetëm një provokim të vogël që u zgjidh me mirëkuptim.

Policia ka qënë shumë korrekte deri tani.

Kjo është protestë paralajmëruese, sepse protesta e madhe do të zhvillohet në Kavajë për të mos lejuar zgjedhje falso më 7 maj,” përfundoi deputeti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne