Ritualet e Haxhit dhe Paganizmi

NGA DR. MUSTAFA MAHMUD

Perktheu: Eduart Thartori

Një mik i imi më tha duke buzeqeshur me një tis djallëzie në fytyrën e tij.

I dashur mik, a nuk e vëren bashkë me mua se këto ritualet e Haxhit që bëni ju muslimanët, a nuk mendon se janë paganizma të pastra?

Përshembull: Ndërtësa e Qabes së cilës i drejtoheni, e prekni atë dhe bëni Tavaf rreth saj. Mendoni se gjuani Shejtanin , kur ju godisni me gurë në vendet përkatëse. Vraponi në xhiron tuaj ndërmjet Safas dhe Mervas. Të puthni Gurin e Zi. Të bëni shtatë xhiro (Tavaf) rreth Qabes. Shtatë goditjet me gurë, shtatë xhirot nga Safa dhe Merva dhe anasjalltas. Po kjo puna e veshjes së rrobës së Ihramit? A nuk mendon se të gjitha këto janë shenja Talismanësh dhe magjish të trashëguara nga paganizmat e hershme? Ndërkohë që ju flisni se Islami e sulmon Paganizmin!!

….

Mos ma zer për të madhe, miku im. –tha me ironi, tjetri. Unë thjesht po mundohem të të flas hapur. Në çështjet e diturisë nuk duhet të kemi turp të pyesim.

I thashë në qetësi:

Miki dashur, a nuk e vëren edhe t`i ashtu si mua në ligjet universale ekziston një ligj që quhet. Ligji i gravitetit. Ku i madhi tërheq rrotullueshëm të voglin? Elektroni në një atom, rrotullohet rreth bërthamës gjithashtu. Hëna rrotullohet rreth Tokës. Toka rreth diellit. Dielli rreth galaktikës së tij dhe kjo e fundit në një grumbull të madh galaktikash rrotullohen rreth një galaktike edhe më gjigande? Por edhe kjo e fundit ka rrotullimin rreth më të madhes. E Kështu me rradhë derisa arrijmë tek rrotullimi rreth më të Madhit, Allahut të Madhëruar. A nuk themi ne se Allahu i Madhëruar është më i Madhi? Pra më i madh se çdo gjë tjetër?

Ti mik i dashur bashkë me mua rrotullohesh rreth Allahut, më të Madhit dhe kjo ndodh sepse t`i je në këtë sistem diellor. Pa dëshirën tënde dhe në fakt as nuk mund të bësh asgjë që t`a ndryshosh këtë rrotullim. Sepse asgjë nuk është stabile në gjithësi. Vetëm Allahu i Madhëruar është i Qëndrueshmi. Atij cdo krijesë i drejtohet (Samed), ndërsa është i Qëndrueshmi, të tjerat gjëra janë në lëvizje rreth Tij.

Ky quhet ligji i Gravitetit Fuqia e me te Madhit ndaj më të voglit.

Ndërsa ne Muslimanët e bëjmë këtë rrotullim me dëshirën dhe zgjedhjen tonë të plotë rreth Qabes (shtëpisë së Allahut). Ajo është shtëpia e parë faltore që është ndërtuar për të adhuruar Allahun (xh.sh). Kështu ajo për gjatë historisë është bërë simboli i devotshmërisë me Zotin. Po ju a nuk i drejtoheni statujës së gdhendur në Kremlin? (Njeriu që ironizonte ishte komunist). E madhëroni atë duke e justifikuar veprimin tuaj se ai i ka bërë dobi njerëzimit .

Nëse do t`a dinit varrin e Shekspirit do të rendnit me nxitim në vizitën e tij. Më shumë nxitueshëm se sa ne shkojmë për të vizituar varrin e Pejgamberit (Paqja qoftë mbi të).

A nuk vini kurora me lule në monumentin e ngurtë të Ushtarit të panjohur?

Pse atëherë na akuzoni ne se po bëjmë dicka të kotë kur e godasim një monument simbolik me të cilin simbolizojmë shejtanin?

Njëlloj sikur unë, edhe t`i, a nuk jeton duke nxituar ndërmjet dy pikave të jetës tënde? Fillimin dhe mbarimin?

Fjala Safa do të thotë Bosh (dicka e patrajtshme) pra asgjë. Ndërsa fjala Merva do të thotë Burim. Dicka që fillon të ekzistojë, d.m.th. jetë. Pra ne udhëtojmë nxitueshëm nga asgjëja në dicka. Nga asgjëja drejt ekzistencës. Pastaj kthehemi përsëri nga Ekzistenca në mosekzistencë.

Më thuaj tani: A nuk është kjo edhe cikli i lëvizjes që e bën çdo krijesë? Edhe t`i bën të njëjtën gjë. Me dëshirë ose pa dëshirë. Ndërsa ne me veprimin tonë shprehim bindjen tonë ndaj Krijuesit që ne jemi vullnetmirë për të zbatuar ligjin e Tij.

Pra a nuk e sheh se n këto rituale të Haxhit fshihen sekrete më të mëdha se thjesht bestytni? A nuk e kupton se aty fshihet sekreti i ekzistencës së Kozmosit dhe lëvizjes së tij.

Ndërsa për çështjen e numrit Shtatë (7) e kam edhe për këtë një përgjigje. Por më ler të tëp yes më parë.

Pse notat muzikore janë vetëm shtatë (Do, Re Mi, Fa, Sol, La, Si) ? Nuk mund të jenë tetë. Çdo melodi sado e mrekullueshme qoftë, kombinohet vetëm nga këto shtatë nota.

…Pse Ylberi i ka vetëm shtatë ngjyra? As më pak dhe as më shumë?

Pse ditët e javës janë shtaë ? Pse fëmija plotësohet në muajin e shtatë? Pse elektronet rrotullohen rreth bërthamës së Atomit në shtatë vargje?

A thua vallë e gjithë kjo është magji, bestytni, Talismanizma të magjive të antikitetit?

Kur të vjen një letër nga e dashura jote dhe ti e puth atë. A mos vallë je edhe ti pagan ?

Pse pra na akuzon ne muslimanëve për paganizëm nëse puthim një gur të cilin e ka mbajtur në prehërin e tij Pejgamberi jonë i dashur (Paqja qoftë mbi të), madje edhe e ka puthur atë?! E pse duhet të ketë paganizëm në këtë?

Në fakt ne nuk e adhurojmë asnjë nga këto sende që përmenda më lart. Përkundrazi ne hulumtojmë në thellësinë e tyre dhe orientohemi nga mesazhet që ato përcjellin.

Ritualet e Haxhit, në të vërtetë janë vende që të bëjnë të meditosh, të ndjesh, të shtosh devocionin në zemër.

Në lidhje me copen e bardhë të Ihramit, është kusht që të mos jetë qepur.Ajo simbolizon ikjen nga bukuritë e kesaj bote dhe paraqitjen e ploë para prezencës hyjnore të Allahut (xh.sh), Krijuesit.

Me copë të tillë ne vijmë në këtë botë, me copë të tillë shkojmë nga kjo botë, me copë të tillë futemi edhe në varr.

A nuk e kushtëzoni edhe ju veshjen e një kostumi special, kur doni të takoheni me mbretin?

Ndërsa ne mendojmë ndryshe nga ju. Për ne kostumi më special është thjeshtësia dhe lënia pas e kësaj bote, kur ne të paraqitemi para Allahut të madhëruar. Asgjë nuk është më e përshtatshme se dicka e thjeshtë që e vesh edhe i pasuri dhe i varfëri njëlloj. Çdo lloj madhështie të njeriut aty duhet t`a hedhim poshtë sepse po dalim përpara më Madhështorit.

Ky moment bashkimi, ky festival prej miliona njerëzish, ka edhe një kuptim tjetër. Ai është edhe një mesazh bashkimi dhe vëllazërimi ndërmjet muslimanëve pa dallim rrace dhe kulture, apo pozite shoqërore.

Haxhi për ne muslimanët është një kongres vjetor ndërkombëtar, sic kemi edhe një kongres tjetër local që është i përjavshëm. Këto kongrese për secilin që mediton në to kurrsesi nuk mund të quhen vende paganizmi.

Nëse do të vije me mua në Arafat, do të shikoje sesi miliona njerëz njëherësh, thonë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi), lexojnë Kuranin në më shumë se njëzet gjuhë. Thërrasin të tjerë prej tyre Lebejke Allahume Lebejke (I përgjigjemi thirrjes tënde o Zoti ynë, i Përgjijemi). Të tjerë lotojnë prej dashurisë dhe pendimit për gjynahet që kanë bërë. Të tjerë qajnë prej dashurisë ndaj Krijuesit.

Nëse do të ishe aty me mua, edhe ti do t`a ndjeje këtë përjetim dhe pa kuptuar do të të pëlqente të dalsh para Krijuesit tënd, Atij që është më i Madhi, Allahut (xh.sh).

Mbretit të mbretërve që ka në dorë çelësat e çdo gjëje.

MARRE NGA: DIALOG ME MIKUN TIM ATEIST

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne