RIVALITETI RUSO-TURK!

Nga Savash VELIU

Pas SHBA-së që mati forcatë ushtarake gjegjësisht të armëve më të avancuara përball armëve të prodhimit turk që i kishte dhuruar paramilitarëve amerikan PKK/PYD në Siri karshi ushtrisë turke, akt i cili përfundoj me debakëll të madh në favor të ushtrisë turke. SHBA aty pa epërsinë e armëve turke që botërisht u treguan si më efikase e më të avancuara për nga cilësia sofistike ndaj armëve amerikane.

Dhe sot këtë rast të volitshëm të paraqitur mbi qytetin IDLIB donte ta rikthente Rusia  në rivalitetin e saj duke matur forcat ushtarake me forcat Turke ku do demonstronte fuqinë e epërsisë së industrisë së saj ushtarake karshi armëve të industrisë ushtarake debutuese turke e ngritur mbi një propagand e një rekllam të madh armatimesh të avancuara veçanrisht të Raketave S-300 që janë nën përcjellje të raketave radarike për mbrojtje kundërajrore ‘’PANTSIR S-1’’, enkas të prodhuar për mbrojtje të sistemeve S-300 dhe S-400 nga sulmet armike.

Përkrah tyre do të reklamonte edhe avionët sonik SU-24 që janë aktiv edhe sot në flotën ajrore të ushtrisë ruse që janë në posedim edhe te regjimi gjakatar i Assadit.

Të gjitha keto armë të ekspozuar botërisht mbi një reklam të ngritjes së rejtingut dhe kerkesave të armëve ruse në tregun botëror duke pritur çastin e duhur të demonstroj shkatërrimin e lehtë të armëve turke me kusht të riss pastaj shitjen e tyre ndaj shteteve vëzhguese.

Por edhe Turqia këtë rast të volitshëm e pa të arsyeshme që ”live” ti testoj dhe të demonstroj armët e saja të reja vendore kundër armëve ruse e cila mendonte se është në epërsi karshi turqisë bile edhe mbi ato amerikane. Por ky operacion mbi Idlib tregoj të verteten reale se armët turke ishin më të avancuara e më superiore që tejkaluan çdo pritshmëri të armëve ruse, veçanrisht me Radarin supermodern turk ”KORAL” i cili bëri punën më jetike ndaj radarëve rus duke i lënë ‘shurdh e verbër’ ndaj përgjimit të ushtrisë turke që lehtësisht e pa hetueshëm afroj Dronet dhe shfarrosi ‘Live’ armët ruse duke qenë radarët rus aktiv në fushbetej me raketat vrastare vendore turke.

Në saje të këtij operacioni të madh ”Mburoja Pranverore” në spikam erdhi epërsia e  industrisë ushtarake turke mbi industrinë ruse e cila humbi shumë në reputacion dhe kredibilitet duke ia lënë vendin e saj armëve turke që u bënë trend në tregun botëror.

E gjithë bota u çu pesh, mes tyre Japonia dhe India pas armëve turke kur ajo demonstroj ‘live’ superioritetin e saj ushtarake ndaj industrisë Gjigante Ruse me industrinë e saj debituese që u fut me të madhe në Top Listat e armëve botërore si prodhuese e armëve më të sofistikuara sot.

Përpos Rusëve që dolën tejet të dëshpëruar e të raskapitur prej këtij dueli të madh në matje forcash me armët Turke ishte mes tyre edhe Greqia që keqazi u godit nga pamjet trishtuese që shkonin ”LIVE” në mediat botërore ku Dronët turk i shkatërronin lehtësisht si patate armët ruse e veçmas Raketat S-300 të cilat ishin mburja dhe siguria si e Rusisë ashtu edhe e Greqisë e cila kishte mbështetur gjithë sigurin nacionale mbi këto Raketa Ruse S-300 prej çdo sulmi eventual që do vjente nga forcat ajrore turke ndaj greqisë së frikësuar deri në palc! /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne