Robotët mund të shkaktojnë papunësi dhe luftë, thotë OKB

BRUKSEL: Nga rreziku i papunësisë masive deri tek perdorimi i robotikës autonome nga organizatat kriminale apo edhe nga ndonjë shtet me qëllim jo të mirë, Qendra e re për Inteligjencën Artificiale dhe Robotikën ka edhe një qëllim tjetër, që të kontrrollojë dhe gjejë kërcënimet e mundshme.

Rreth 30 përqind e vendeve të punës në Britani janë nën kërcënimin e madh nga depërtimet e inteligjencës artificiale, sipas firmës PwC.

Në disa sektorë gjysma e vendeve të punës mund të shkurtohen.

Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Avokatëve pohoi se robotika mund t’i detyronte qeveritë të nxjerrin ligje për kuotat e punëtorëve njerëz.

Ndërkohë, vendet që kërkojnë të zhvillojnë teknologji armatimi robote autonome, me aftësinë për të përcaktuar në mënyrë të pavarur kurset e tyre të veprimit pa nevojën e kontrollit njerëzor, përfshijnë SHBA, Kinën, Rusinë dhe Izraelin.

Irakli Beridze, një këshilltar në Kombet e Bashkuara, tha se ekipi i ri me bazë në Holandë kërkonte të dalë me ide se si përparimet e kësaj fushe mund të shfrytëzoheshin për të ndihmuar në arritjen e objektivave të OKB-së.

“Nëse shoqëritë nuk përshtaten shpejt sa duhet, kjo mund të shkaktojë paqëndrueshmëri,” i tha Beridze një gazete holandeze. “Një nga detyrat tona më të rëndësishme është krijimi i një rrjeti ekspertësh. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë se si teknologjia e re mund të kontribuojë në synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. ”
-U pregatit nga Dawn dhe the Guardian

Publikuar në Dawn, 29 shtator 2017/ Gazeta Impakt

burimi:dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne