Robotët po ua marrin punën dhe pagat punëtorëve amerikanë

Robotët janë duke zëvendësuar punëtorët amerikanë si dhe po ndikojnë dukshëm në uljen e pagave ekzistuese, flasin të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare për Kërkime në Ekonomi, raporton Anadolu Agency (AA).

Studiuesit të cilët kanë marrë pjesë në këtë hulumtim kanë krahasuar të dhënat e publikuara nga qeveria amerikane në disa nga dekadat e fundit, nga viti 1990 deri në vitin 2007.

Gjetjet e tyre flasin se për secilin robot të instaluar në një fabrikë, pakësohen 6.2 vende pune.

Në mënyrë shtesë, ekonomistët e përfshirë në studim kanë gjetur se për secilin robot në 1.000 punëtorë, pagat në atë rajon janë reduktuar për 0.25 dhe 0.5 për qind.

Automatizimi, thotë raporti në fjalë, ndikon pothuajse mbi të gjithë fuqinë punëtore, jo vetëm te punëtorët manual që mbajnë pozicione që nuk kanë nevojë për një diplomë kolegji.

“Efektet negative të robotëve i shohim tek të gjitha profesionet, me përjashtim të menaxherëve”, qëndron në njoftimin e përpiluesve të raportit, autor i të cilit është ekonomisti Daron Acemoglu nga universiteti në Boston.

Sipas tij, punëtorët të cilët preken më shumë nga robotizimi i vendeve të punës janë punëtorët e rëndomtë, makinistët dhe punëtorët e transportit.

Autorët kishin për qëllim të vënë theksin vetëm te automatizimi i vendeve të punës duke e përqëndruar hulumtimin e tyre edhe te zhvillimet që ndikojnë në vendet e punës siç janë importet e lira nga Kina dhe ulja e numrit të vendeve të punës që kërkojnë një grup të vogël aftësish.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne