Roboti vendor turk “Kutlu” tregohet i suksesshëm në asgjësimin e minave në Libi

Roboti vendor dhe kombëtar turk TMR 2 (Kutlu) po përdoret në mënyrë efektive në asgjësimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese dhe municioneve të pashpërthyera në kryeqytetin Tripoli të Libisë.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter bëhet e ditur se roboti i telekomanduar vendor dhe kombëtar turk TMR 2 po përdoret në mënyrë efektive nga ekipet turke të deminimit gjatë punës së tyre për gjetjen dhe asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Tripoli të Libisë.

Ndërkaq në videon e postuar duken pamjet nga asgjësimi i mjeteve të improvizuara shpërthyese nga ana e robotit kombëtar “kutlu”, i cili operohej me telekomandë nga një ushtar turk./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne