Roja Bregdetare turke ndoqi motoskafet greke që kishin shkelur ujërat territoriale

Në det të hapur në Ballëkesir (Balıkesir), njësitë e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë nxorën nga ujërat territoriale turke njësitë e Rojës Bregdetare të Greqisë, pasi kishin bërë shkelje.

Sipas deklaratës së bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë, një skaf u dërgua në det të hapur në provincën Ajvallëk (Ayvalık) pas kërkesës për ndihmë nga një gomone me refugjatë, të cilës pala greke i kishte hequr motorin dhe e kishte shtyrë në ujërat territoriale të Turqisë.

Pasi u përcaktua se 3 njësi të Rojës Bregdetare të Greqisë kishin shkelur ujërat territoriale të Turqisë, në zonë u dërguan edhe 5 motoskafe të tjera.

Ndërkohë që u shpëtuan 10 refugjatë që kishin mbetur të bllokuar në det, njësitë greke u përzunë nga ujërat territoriale të Turqisë. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne