“Rojet e Bankers më rrahën babanë, policia ushtron dhunë mbi ne”, flet vajza e Astrit Toskës

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, mes Astrit Toskës, një qytetari nga Roskoveci dhe rojeve të “Bankers Petrolium”. E bija e Astritit ka shkruar në redaksinë e JOQ.al, ku tregon gjithçka që ka ndodhur.

Ajo nuk shpjegon pse është dhunuar i ati, por vetëm dhunën e ushtruar ndaj tij si dhe reagimin e policisë së Roskovecit, e cila nuk denjonte as të merrte dëshminë e të dhunuarit.

Rrëfimi i vajzës së Astrit Toskës në lidhje me ngjarjen e djeshme:

Dje në orën 21:00 në fshatin Marinëz, bashkia Roskovec, Fier, rojet e kompanisë “Banker Petrolium ltd” ushtruan dhunë kundër babit tim pa asnjë arsye. Babi im ndodhej në rrugë duke ikur për tek toka ku ata e kanë goditur. Unë kur i pashë vajta të ndihmoja babin dhe rojet u larguan kur vajta afër babit pash që babi im ishte gjakosur nga fytyra .Ne me kompaninë “Bankers” po bëjmë më shumë se 5 vjet që jemi në proces gjyqësor për shkak të ndotjes që ndodhet në këtë zonë. Për këto procese gjyqësore që kemi hapur me kompaninë “Bankers” ata e nxorën dhe nga puna pa asnjë shkak. Dje sa kam vajtur tek vendi i ngjarjes kam lajmëruar policinë, e cila erdhi në orën 23:45. Pas shumë telefonatash nga ana ime, kur pash që policia e Roskovecit nuk po vinte, mora policinë e Fierit që të merrte policinë e Roskovecit, e cila kjo e fundit më tha në telefon ose të vijë babi jot. Këtu ose lere të vdesë aty. Në atë moment unë mora policinë e Fierit kur i thash këtë ata nuk e besuan. Më pas e morën ata policinë e Roskovecit dhe më tha do vij. Kur erdhi policia e Roskovecit, në vend që të na mbronte, ata ushtruan dhunë psikologjike ndaj nesh, ku më tha e mua e babit që do ju vëmë prangat.

Çdo gjë është e regjistruar me zë. Ata nuk morën as ambulancë asgjë thoshin nuk kemi ne të drejt të marrim ambulancë. As foto vendit nuk i bënë ku ndodhej kapelja e  syzet e  njërit prej aq shumë rojeve që ishin atje duke e rrahur babin. Ndoshta kjo ka qenë urdhër nga kompania Banker për të heshtur babi im të tërhiqet nga gjyqet nga e drejta e tij. Në këtë moment babi ndodhet në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Fierit. Policët nuk ia kanë marrë akoma dëshminë sepse babi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe policia gjeti mënyrën duke e marrë mamanë dhe motrën në komisariat me një shpifje të bërë prej tyre me qëllim që të kalojë afati i denoncimit.

Ndërkohë që i keq trajtuari. Ndodhet i vetëm në spital në gjendje të rënduar psikologjike. Babai im quhet Astrit Toska. Nuk mjafton ajo që rojet e kompanisë “Bankers” ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babit tim, por tani marrin në polici duke ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj familjes së tij duke e kërcënuar për tu tërhequr nga gjyqet.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne