Rokulliset një autobus me udhëtarë në autostradën Shkup-Tetovë

Në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar ose viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës . Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne