Romë, hapet ekspozita kushtuar Nasuh Matrakçiut, “Da Vinci nga Lindja”

Në kryeqytetin italian, Romë, u hap ekspozita e poetit, historianit, matematicientit dhe miniaturistit osman, Nasuh Matrakçi.

Ekspozita “Nasuh Matrakçi: Gjeniu i shekullit të 16” është organizuar nga shoqata e dialogut ndërkulturor artistik të Stambollit (IKASD), nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, dhe përmes saj vizitorët do të kenë mundësi që deri në fund të muajit korrik të mësojnë të arriturat e Matrakçiut në matematikë, histori dhe miniaturë.

“Jemi shumë të lumtur. Roma është skena jonë e tetë, pasi Nasuh Matrakçi, mban edhe nofkën Da Vinci nga Lindja”, deklaroi kuratorja e ekspozitës Beste Gursu, e cila njoftoi se pas Romës, ekspozita do të udhëtojë për shfaqje në Uashington dhe Budapest.

Më parë, vepra e tij u ekspozua në Stamboll, Antalia, Sarajevë, Beograd, Vjenë, Tokio dhe Paris.

Vizitorët e ekspozitës do të kenë mundësi që nga aspekte të ndryshme të mësojnë më afër rreth shekullit të 16, e cila konsiderohet të jetë epoka e artë e Shtetit Osman, sa i përket, jo vetëm historia dhe fushata ushtarake por edhe politika dhe arti.

Matrakçi ka lindur në shekullin e 16-të, në Visoko të Bosnjës, ndërsa u shkollua dhe punoi në oborret e disa sulltanëve osmanë në periudhën e artë të Shtetit Osman.

Është i njohur si një nga kronistët më të zëshëm të periudhës, ndërsa pas vetes ka lënë vepra shumë të rëndësishme edhe në fushën e matematikës, strategjisë ushtarake, letërsisë, hartografisë, artit dhe kaligrafisë.

Ai gjithashtu u shkollua edhe në Egjipt, ku në vitin 1520 ndoqi studimet e avancuara në shkencat ushtarake. Me dekretin e vitin 1529, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm e emëron vezir kryesor të kohës së tij në fushën e artit të luftës dhe metodat e përdorimit të shtizave.

Vitin 2014-të, UNESCO e shpalli si viti i Nasuh Matrakçiut, mjeshtrit të kaligrafisë, miniaturës dhe historisë, i cili dikur është marrë edhe me sport, sidomos me lojën “matrak”, sipas së cilës edhe mori emrin Matrakçi.

Nasuh Karagjoz bin Abdullah al-Bosnavi ndërroi jetë më 28 prill të vitit 1564 në Stamboll./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne