Romeo Kara: Sali Berisha në burg, ti bëj shoqëri Kastriot Ismailajt.

Romeo Kara, juristi i OSSH, i pari që hapi dosjen e rëndë të abuzimit me CEZ, në një intervistë për “Pamfleti.com” thotë se detyrimi i ish-presidentit të DIA Kastriot Ismailaj për të paguar 9.5 milionë euro dëmshpërblim në arkën e shtetit shqiptar është një fitore e madhe. E cila duhet ta pasohet me hetimin e gjithë aferës së CEZ dhe dërgimin në burg të përgjegjësit kryesor Sali Berisha. I cili sipas tij duhet ti bëjë shoqëri Kastriot Ismailajt në burg. Nëse nuk shkon në burg Berisha, sipas tij sistemi ka rënë dhe prokurorët duhet të trajtohen si bashkëpuntorë dhe të shkojnë ata në qeli. Njëherësh ai thotë se në arkën e shtetit duhet të kthehen dhe milionat e tjerë të marrë nga Berisha përmes Nuel Kalajt sekserit të tij. Ai nënvizon faktin se duhet të marrë fund njëherë e mirë lidhja e politikës me krimin.

Gjykata vendosi të detyrojë Kastriot Ismailajn që të paguajë dëmshpërblimin prej 9.5 milionë euro për mashtrimin përmes kompanisë DIA dhe përfitimin e miliona eurove. Mendoni se si hap i parë duhet të pasohet nga hapa të tjerë?

Fillimisht duhet te presim qe ky vendim te marre forme te prere.

Megjithate une e konsideroj nje arritje te rendesishme ne funksion te vendosjes se drejtesise, demshperblimin e demeve ndaj OSHEE-se, si dhe ne berjen e ketij rasti nje precend per te gjitha rastet e tjera te ngjashme. Ky nuk duhet dhe nuk do te jete nje rast i vecuar por paralajmerimi i nje furtune ne venien e drejtesise ne te gjitha komponentet.

Pasi vendimi te marre forme te prere, do te ndjekim hapat perkates ligjore me permbarimin dhe strukturat e tjera shteterore.

Do te perkujdesjem personalisht qe te zbulohen te gjitha parate dhe debitoret e Ismailajt.

Me kete rast besoj se do te kemi bashkepunimin e duhur edhe me partneret nderkombetare ne lidhje me gjetjen e parave dhe pasurive te Ismailajt te cilat nuk ndodhen brenda territorit shqiptar.

Do te nderrmeret cdo hap i nevojshem qe do t’i sherbeje demshperblimit te OSHEE-se dhe buxhetit te shtetit.

Një ndër aferat kryesore dhe me pasoja të rënda për financat e shtetit shqiptar është privatizimi i OSSH dhe kthimi në CEZ. Ku sekser i familjes Berisha me CEZ ka qënë Nuel Kalaj, mik djalit të ish kryeministrit. Mendoni se tashmë drejtësia duhet të marrë nën hetim dhe nën përgjegjësi familjen Berisha?

Jeni plotesisht i sakte.

Berisha dhe banda e tij jo vetem duhet qe te merren nen hetim, por ata duhet te arrestohen dhe t’u sekuestrohen pasurite.

Lenia e Berishes i lire, cenon padyshim hetimin e kesaj ngjarjeje maksimalisht te rende.

Berisha me ndikimin e tij politik e jopolitik, mund te cenoje hetimin.

Askush nuk mund te vazhdoje i qete nje hetim te tille kunder tij, persa kohe ai dhe banda e tij qendrojne te veshur me pushtet dhe te patrazuar.

Une dhe parlamenti kemi dorezuar nga nje kallezim prane Prokurorise se Pergjithshme dhe perseri kurrkush nuk e ka therritur apo arrestuar Berishen.

Cfare provash dhe faktesh te tjera duhen per t’u arrestuar ky njeri?

Une nuk shoh se ai do te mund te jete gjate i lire.

Nese Berisha nuk arrestohet, atehere duhet te pranojme se sistemi ka rene dhe duhet t’u drejtohemi formave te tjera qeverisese.

Nese Berisha nuk arrestohet, shume shpejt prokuroret do te trajtohen si bashkepunetore te tij dhe do te vihen perballe ligjit.

Prokuroria e Pergjithshme ne nje rast te tille do te ishte pergjegjesie per renien e sistemit.

Pergjate kesaj kohe qe Berisha qendron i lire patjeter qe duhet te jene bere perpjekje per tjetersimin e pasurive si produkte te veprave penale.

Pra, kjo gjendje absurde ku nje bande hajdutesh qendrojne te lire dhe te veshur me pushtet ne vend qe te arrestohen, nuk mund dhe nuk duhet te vazhdoje me gjate.

Berisha e meriton plotesisht t’i beje shoqeri Ismailajt ne burgun 302.

Me permendet Nuel Kalaj.

Askush nuk e di me ku ndodhet ai.

Dhe e gjithe kjo se Berisha eshte akoma i plotefuqishem.

Çfarë provash të tjera mendoni se mund të ofroni për ti shkuar në fund kësaj afere, e cila do të sjellë në arkën e shtetit miliona dollarë?

Une i kam ofruar te gjitha provat qe kam patur.

Theksoj se komisioni parlamentar per investigimin e privatizimit te OSSH se ne pak jave vertetoi ate qe une parashtrova.

Nga ky komision jane marre si prova transaksionet nga CEZ-i tek Nuel Kalaj ne periudhen janar 2008-qershor 2009 ne shumen prej 6.8 mil Euro.

Pra, nese do te ushtrohet profesionalisht vullneti i duhur, nga ana e prokurorise, prova te metejshme do te dalin. Jam teper i sigurte per kete.

Mendoni se është e mundur që të zbardhet tërësisht kjo çështje dhe prapa dyerve të burgut të futen për abuzim “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit siç thotë dhe komisioneri për zgjerimin në BE Johannes Hahn?

E mendoj dhe e besoj.

E gjithe puna ime e tregon kete.

Nuk me emocionojne fare keta qe ju i quani peshq te medhenj.

Per mua jane hajdute ordinere qe kane vjedhur duke perdorur politiken si mashtrim.

100 % njesoj si Kastriot Ismailaj.

Fillimisht mu tha se e ke te pamundur te merresh me Ismailaj, por une u tregova se ishte e pamundur te shpetonte ai nga fati i tij.

Po keshtu edhe me Berishen.

Berisha qendron si sfide per kedo qe aspiron per drejtesi dhe clirim te Shqiperise nga krimi.

Berisha eshte sistemi i se keqes ku militon rrugaci, vrasesi, politikani e tregetari ne aleance per te vjedhur e mbajtur peng kete vend.

Megjithate edhe ky sistem nuk mund t’i beje balle fatit te tij.

Berisha perfaqeson cdo te ngjashem me te edhe pse nuk eshte ne te njejtin grupim me te, por perseri une i shoh ata te tmerruar dhe duke vrapuar te fshehin provat e krimit.

Jam optimist se së shpejti buxheti i shtetit do te shohe rritje ne zerin e quajtur “demshperblim “.

Se shpejti nje pasuri e madhe e luajtshme dhe e paluajtshme do t’i kthehet qytetareve te ketij vendi.

Po keshtu qetesia dhe besimi tek Zoti e tek shteti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne