Ronaldo bën thirrje për të ndihmuar fëmijët muslimanë rohinga

Cristiano Ronaldo ishte heroi i madrilenëve në ndeshjen e së mërkurës ndaj PSG-së. Dy golat e tij qenë vendimtarë për fitoren e Realit.

Vetëm pak orë më pas, portugezi zhvendoset në një fushë tjetër, të bamirësisë, duke bërë thirrje për t’i mbështetur fëmijët rohingia.

“Një botë ku të gjithë i duam fëmijët tanë”, shkruan ai në llogarinë e tij në një rrjet social, shoqëruar me dy foto, ku në njërën është një baba me të birin e vogël në një kamp refugjatësh në Bangladesh, e në tjetrën gjendet vetë Ronaldo me fëmijët e tij.

“Ju lutem, ndihmoni. Refugjatët rohinga,” lexohet në llogarinë, krahas një link-u përmes së cilit mund të dhurohet diçka për çështjen në fjalë.

Ronaldo është i njohur për veprimtarinë e tij bamirëse, pasi dhe më herët ka kontribuar dhe për të dëmtuarit nga lufta e gjatë siriane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne