“Rostec”: Sistemet S-400 do t’i dorëzohen Turqisë brenda 2 muajve

Kompania shtetërore ruse e Industrisë së Mbrojtjes “Rostec” bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 do t’i dorëzohen Turqisë brenda 2 muajve.

Në deklaratën e bërë për kanalin televiziv rus “NTV” në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF) në Shën Petersburg, udhëheqësi i lartë i kompanisë (CEO), Sergey Çemezov tha se procesi i dorëzimit të S-400-ve Turqisë po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Çemezov bëri të ditur se ka përfunduar edhe trajnimi i ekspertëve turq për sistemet S-400, ndërsa tha se “Dorëzimi i këtyre sistemeve Turqisë do të fillojë brenda 2 muajve”.

Pas këtyre deklaratave zëvendësja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ellen Lord dhe ndihmëssekretari i NATO-s përgjegjës për Evropën, Andrew Winternitz, i bënë një vlerësim programit të avionëve luftarakë F-35.

Bëhet e ditur që në qoftë se Turqia dhe ShBA-ja nuk arrijnë në marrëveshje deri më 31 korrik pilotët turq, të cilët janë duke ndjekur trajnimet për F-35 do të largohen në ShBA, ndërsa do të ndërpritet edhe furnizimi me pjesët e përdorura në programin e F-35-ës që prodhohen në Turqi.

Në mes tjerash u tha se Turqia do të përjashtohet nga programi i F-35-ës në qoftë se i merr sistemet S-400.

Në deklaratë u tha se administrata e Washingtonit i kushton rëndësi partneritetit strategjik me Turqinë dhe nuk dëshiron që ajo të dalë nga programi i F-35-ës.

Gjithashtu u bë e ditur që në qoftë se Turqia i merr sistemet S-400 hapat e nevojshme do të hidhen nga fillimi i vitit 2020.

Ndërkaq nëse Turqia heq dorë nga marrja e sistemeve S-400 atëherë procesi do të kthehet në të kundërtën./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne