Rotacion hajdutësh/ Rama largoi nga AKU matrapazin e Gjiknurit; vendosi xhambazin e Adrianit të OSHEE

“Aligatori” i korrupsionit Agron Hetoja, prej 5 vitesh e gjysmë në KESH dhe prej 7 muajsh në AKU; është shkarkuar nga detyra, jo se nuk dinte të vidhte duke lejuar ushqimet skarco e kancerogjene e të çonte pjesën, tek sarajet e shefit të pushtetit; por e “hëngri”, sepse tentoi të “hante” nga oligarkët e pushtet-familjes kryeministrore.

Nëse ju kujtohet, para 20 ditësh, Gjoka i “Rrugës së Arbrit”, hodhi në rrugë drejtoren e rrugëve, Sonila Qato, kur ajo e pengoi të vazhdonte vjedhjen e miliona eurove me letra punimesh të pa kryera.

Ndërsa Zeqo i “Redbull”-it dhe kafesë, shkarkoi Agronin e AKU, kur ai nisi t’i bllokonte mallrat në kufi, si presion për ryshfet; duke menduar se kishte më tepër influencë tek Rama, ngaqë Olsit e Gaz Demit, i ka dhënë një tender linje interkonjeksioni energjie me Serbinë.

Çudia është, se në 3 vitet e fundit, AKU-ja është komanduar vetëm nga klani i Damian Gjinurit në KESH; konkretisht nga Agim Ismaili, ish Drejtor i Policisë Elektrike; nga Agron Hetoja, ish-drejtor i KESH dhe pas tij, nga një tjetër drejtor i lartë i KESH-OSHEE.

Në vend të matrapazit Agron Hetoja të Damian Gjiknurit; Edi Rama emëroi në krye të AKU; inxhinierin mekanik Robert Lili, ose sic njihet, “arkëtarin” e Adrian Çelës të OSHEE, ish-drejtues në Drejtorinë Qendrore të OSHEE; aktualisht me detyrë Drejtor Rajonal i OSHEE në Gjirokastër, çuar 18 muaj më parë nga Tirana, me “porosi” të Edi Ramës.

Gjithë këto lëvizje e rotacione drejtorësh në AKU; kryeministri Rama po i reklamon si imazh për BE, se gjoja forcon administarën e kontrollit në import, eksport, tregje e prodhim, për të rritur cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Por në fakt, emrim-ç’emërimet e shpeshta të drejtorëve, po bëhen për shka se kryehajduti Rama, nuk po gjen dot “hajdutin e duhur”, për ta vendosur në këtë sektor kontrolli, ku qarkullojnë miliarda lekë prodhim, ferma, importim, lëndë e parë e konsum i përditshëm masiv; mes tyre dhe importi i farës së hashashit, që AKU e lejon të futet në Shqipëri si farë spinaqi e jonxhe, nëpërmjet firmës agro-bujqësore-ushqimore, të familjarit të një deputeti./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne