Rouhani paralajmëron eksportuesit që nuk sjellin në vend valutën e huaj që kanë fituar

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se do të ndëshkohen eksportuesit që nuk sjellin në vend valutën e huaj që kanë fituar.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror, Rouhani tha se “Disa nga eskportuesit që ne i njohim si komandantë në luftën tonë kundër terrorit ekonomik të SHBA-së kanë shitur produkte jashtë vendit por nuk kanë sjellë në vend 20 miliardë eurot që kanë fituar. Do të zbatojmë ndëshkime për këta persona”.

“SHBA-ja me sanksionet ekonomike që zbaton kërkon të vendosë Iranin në vështirësi për të siguruar valutën e huaj që i nevojitet”, tha Rouhani duke shtuar se vendi i tij ka një kapacitet për të eksportuar produkte jo të naftës prej 41 miliardë dollarë në vit dhe se shifra në fjalë është ekuivalent me valutën e huaj të nevojshme për importin e vendit.

Qeveria e Rouhanit është vendosur në objektivin e kritikave pasi riyali iranian ka humbur vlerë me shpejtësi përballë dollarit në ditët e fundit. Shumicën e kompanive eksportuese në vend e përbëjnë kompani shtetërore ose kompani të fondacioneve të lidhura me shtetin.

Për këtë arsye duket si e pamundshme që Ruhani të ndërmarrë sanksione ndaj këtyre kompanive që nuk sjellin në vend valutën e huaj që fitojnë nga eksporti. Theksohet se Rouhani duke kërcënuar kompanitë në fjalë po përpiqet të parandalojë kritikat që i janë drejtuar qeverisë për shkak të rritjes së dollarit në ditët e fundit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne