Bota

Rouhani: Që nga 18 tetori mund të blejmë armë nga çdo vend që duam

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, pasi vuri në dukje se embargoja e armëve ndaj vendit të tij përfundon më 18 tetor, tha se që nga dita e diel mund të sheshin dhe të blejnë armë nga çdo vend që dëshirojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim pas takimit të kabinetit të ministrave në kryeqytetin Teheran, Rouhani bëri deklarata lidhur me embargon e armëve që zbatohet kundër Iranit nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe që përfundon më 18 tetor.

Sipas marrëveshjes bërthamore duke filluar që nga 18 tetori do të përfundojë embargoja e armëve që vazhdon prej 10 vitesh kundër Iranit, tha Rouhani, i cili deklaroi më tej se “Që nga dita e diel ne mund të sheshim dhe të blejmë armë nga çdo vend që duam. Për shkak të kësaj çështjeje u përpoqëm për 4 vite me SHBA-në. Sepse ata nuk donin heqjen e embargos”.

“Diplomatët tanë kanë treguar përpjekje të mëdha dhe SHBA dështoi. Ka nga ata që pyesin se çfarë na solli ne marrëveshja bërthamore? Ja heqja e embargos së armëve është rezultat i marrëveshjes bërthamore”, tha Rouhani i cili përsëriti qëndrimin se SHBA dështoi në rinovimin e embargos së armëve.

Ndërsa në lidhje me krizën ekonomike në vend presidenti Rouhani u shpreh se “Populli ynë sot ndodhet nën presionin ekonomik. Qeveria po bën çfarë mundet që të sigurojë nevojat themelore të popullit dhe për të siguruar valutën e huaj”.

KS-OKB me një vendim të marrë në vitin 2010 për shkak të diskutimeve lidhur me programin bërthamor të Iranit i ndaloi vendit blerjen e sistemeve të armëve me gamë të gjerë. Ndërsa më parë i kishte vendosur vendit embargo mbi eksportet e armëve të vendit.

Marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare, përmante një dispozitë që parashikonte heqjen e embargos së armëve më 18 tetor 2020.

Ndërkohë SHBA-ja në vitin 2018 njoftoi tërheqjen e saj nga marrëveshje bërthamore./AA