Rouhani: Sanksione amerikane ndaj Iranit po e humbasin fuqinë e tyre efektive

Gjatë një fjalimi pas takimit të Këshillit të Ministrave në kryeqytetin Teheran të vendit, Rouhani tha se gjatë ditës do të zhvillojë një takim me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ndërsa të enjten do të ketë takime të rëndësishme në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunim të Shangait, e cila do të mbahet në kryeqytetin Bishkek të Kazakistanit.

“Presionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër vendit tonë arritën kulmin, por fuqia e sanksioneve me të vërtetë po përfundon. Sanksionet dhe presionet e kanë humbur fuqinë e tyre efektive dhe do të bëhen edhe më joefektive”, u shpreh ai.

Duke theksuar se janë në kushte të mira pavarësisht sanksioneve amerikane dhe se megjithatë kjo nuk do të thotë që të gjitha problemet janë zgjidhur, presidenti iranian vijoi me këto fjalë: “Sanksionet e këtilla që SHBA-ja ka vendosur kundër vendit tonë janë unike në histori. Sanksionet e imponuara ndaj vendit tonë përmes OKB-së nuk mund të krahasohen me embargot amerikane aktuale.”

Rouhani bëri të ditur se ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, i cili vizitoi Teheranin një ditë më parë, ka thënë në mënyrë të qartë se SHBA-ja po gabon.

“Ata që duan të keqen tonë, ne do t’i tërheqim në tryezën e drejtësisë dhe negociatave dhe do t’i vendosim në pozicionin që të jenë të detyruar të pranojnë se kanë gabuar. Bisedat e paarsyeshme që kanë zhvilluar më parë tani i kanë ulur në një nivel më të moderuar dhe padyshim do të bëjnë një hap prapa nga rruga e gabuar në të cilën kanë hyrë”, përfundoi Rouhani./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne