Shqiperia

Rrahu dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, pranga 47-vjeçarit nga Roskoveci

Një 47-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi kishte dhunuar dhe më pas hedhur nga kati i dytë ish-bashkëshorten, është arrestuar. Ngjarja ndodhi dje në Patos. Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. Rr., banues në Kurian të Roskovecit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Po ashtu bëhet e ditur se shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”./BW

OPINIONE

INTERVISTA