Rraja shpjegon pse ishte në Durrës, zbardhet numri i autorëve të atentatit

Policia e Shtetit vijon kontrollet për atentatorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën fatkeqësisht edhe shoferi Andi Maloku.

Pas Lushnjes, Durresit dhe Fushë Krujës, forcat speciale kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë kontrolluar disa banesa të personave të skeduar si kontingjent kriminal, të cilët mund të jenë të përfshirë ose kanë dijeni për atentatin.

Sipas Vizion Plus, hetuesit dyshojne se në atentat morën pjesë të paktën pesë persona me role të ndryshme, ndërkohë që në sitë në laboratorin shkencor po kalojnë të gjitha provat që u gjetën në automjetin e braktisur të autorëve.

Ndërkohë i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndojës, Pëllumb Muharremit dhe Andi Malokut, kërkon lirinë në Apel. Redjan Rraja nuk është dakord me masën e sigurisë së caktuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, duke e çuar në Apel, ku do të kërkojë zëvendësimin e saj me argumentin se nuk ka asnjë provë, si dhe duke i qëndruar dëshmisë mohuese të dhënë më herët në Prokurori.

Në përgjigje të interesit të mediave, avokati Besnik Çerekja, duke dalë nga Prokuroria për Krime të Rënda ku kishte kërkuar nga Akuza që t’i bëheshin të ditura të gjitha aktet me të cilat synojnë të provojnë se klienti i tij ka pasur lidhje me ngjarjen kriminale ka thënë:

“Nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara të gjetura te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”.

Kurse Panorama shkruan se Rraja vazhdon t’i mohojë akuzat që ka ngritur Prokuroria dhe ka shpjeguar se ndodhej atë ditë në Durrës, për shkak se kishte punë të vetat personale me makinën.

Por nga ana tjetër, Prokuroria thotë se ka prova që e lidhin të dyshuarin me atentatin, e konkretisht gjurmë papilare dhe qelizat telefonike të tij, që tregojnë vendndodhjen në momentin kur u zhvillua atentati në mbikalimin e Shkozetit./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne