Rrëshqet toka, rëndohet trafiku në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Reshjet e shiut që kanë pushtuar vendin kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e makinave.

Raportohet se ka pasur një rrëshqitje të një masivi dheu, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, përgjatë aksit rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Për shkak të kësaj rrëshqitjeje dheu, shtohet rreziku i rrëshqitjes së të gjithë kodrës mbi rrugën. Kjo është arsyeja pse kalimi i makinave në këtë aks po bëhet vetëm me një kah momentalisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne