Rreth 130 kolonë hebrenjë hynë në Al-Aksa

Rreth 130 kolonë hebrenjë sot kanë hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds.

“Rreth 130 kolonët hebrenjë kanë hyrë në kompleks”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Fetar të Vakëfeve, agjenci e drejtuar nga Jordania, përgjegjëse për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtera të qytetit.

Sipas njoftimit, kolonët hynë në këtë vend nën mbrojtjen e policisë izraelite, përmes Portës Al-Mugharbah të kompleksit.

Grupet e djathta izraelite kanë bërë thirrje për inkurajime në shkallë të gjerë në vendin e shenjtë me rastin e festivalit Hanukkah, një festë tetë ditore hebraike që shënon “ridedikimin e tempullit të dytë hebre në Kuds”.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Nga ana e tyre hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne