Rreth 185 kolonë hebrenj hynë me forcë në Al-Aksa

Dhjetra kolonë hebrenj me forcë hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Kudsit.

“Rreth 185 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks”, tha Autoriteti i Vakëfeve Fetare, një agjenci e drejtuar nga Jordania, përgjegjëse për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere të qytetit.

Autoriteti tha se kolonët hynë në Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite, përmes portës Al-Mugharbah të kompleksit.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967.

Në një veprim që nuk u njoh asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytet të shtetit hebrenj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne