Rreth 30 mijë fanatikë hebrenj bastisin Xhaminë Al-Aksa gjatë vitit 2019

Administrata e Fondacionit Islam të Jerusalemit deklaroi se në vitin 2019 30 mijë hebrenj fanatikë kanë bastisur Mesxhidi Aksasë (Kompleksin Al-Aksa).

Në deklaratën e bërë nga kryetari i fondacionit, Sheiku Azzam el-Hatib bëhet e ditur se bastisjet e hebrenjve fanatikë janë bërë nën shoqërimin dhe mbrojtjen e mijëra ushtarëve izraelitë, forcave speciale dhe personelit të shërbimit informativ.

Ai tha se të gjitha të dhënat dhe statistikat tregojnë se janë shënuar rritje në shkeljet kundrejt Al-Aksasë dhe rrethinave të saj dhe shtoi: “Në vitin 2019, 29 mijë e 610 fanatikë hebrenj kanë bastisur Mesxhidi Aksanë dhe kanë shkelur nderimin ndaj Harremi Sherif”.

Xhamia Al-Aksa e cila gjendet në Jerusalem cilësohet si Kibla e parë e myslimanëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne