Rreth një milion palestinezë të arrestuar që nga vitit 1948

Agjensia për çështje të të burgosurve palestinezë ka deklaruar se që nga fillimi i pushtimit të Palestinës në vitin 1948 e deri më tani, rreth një milion palestinezë janë arrestuar nga forcat e regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Agjencia për çështje të të burgosurve palestinezë në prag të ditës së të burgosurve palestinezë më 17 prill, ka publikuar një raport në të cilin ka thënë se pas pushtimit të Palestinës në vitin 1948 e deri më tani, 6500 mijë të burgosur palestinezë ndodhen në burgjet e regjimit sionist dhe nga kjo shifër, 350 të burgosur janë fëmijë dhe adoleshentë, 62 persona janë gra dhe vajza, gjashtë persona janë deputetë, 500 persona ndodhen në paraburgim dhe 1500 persona prej tyre janë të sëmurë. Në këtë raport thuhet se që nga viti 1968 e deri më tani 250 të burgosur palestinezë janë martirizuar në burgjet e regjimit sionist dhe qindra persona të tjerë janë martirizuar pasi janë liruar. Në këtë raport gjithashtu thuhet se nga numri i përgjithshëm i të burgosurve palestinezë, 72 persona janë martirizuar në qendrat e marrjes në pyetje për shkak të torturave çnjerëzore të autoriteteve të regjimit sionist, ndërsa edhe 61 persona kanë vdekur për shkak të neglizhencës së autoriteteve të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne