Rrethimi i Hudejdesë, krim lufte në regji të Washingtonit

nga Bill Van Auken

Rrethimi i limanit jemenas Hudejda në detin e Kuq, të cilët e nisën forcat të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën e kaluar në orët e hershme të mëngjesit, do të mund të kushtojnë jetët e çerek milion njerëzish në këtë qytet të populluar dendur, ndërsa miliona njerëz do të mund të sillte në rrezik nga uria dhe epidemia, theksojnë në Kombet e Bashkuara.

Shkaktimi i vuajtjeve masive kundër civilëve është qëllimi kryesor i sulmit në Hudejda, e cila paraqet korridorin kryesor për rrjedhën e ushqimit, derivateve dhe ilaçeve për së paku 70% të popullatës në vend i cili varet nga importi i gati 90% të ushqimit të vet. Qëllimi është që populli jemenas nëpërmjet urisë të imponohet për dorëzim.

Beteja për qytet, njëkohësisht edhe ambienti urban më i populluar në Jemen me një popullsi të gjithëmbarshme në mes 400.000 gjer 600.000 njerëz, me siguri do të jetë më e përgjakura që kur Arabia Saudite në mars të vitit 2015 nisi luftën kundër Jemenit me qëllim të rrëzojë qeverisjen e kryengritësve Huthi dhe prap të instaloje regjimin kukull të Riadit dhe Washingtonit në krye me Mansur Hadin.

Në pak më shumë se tri vite nga që nisi lufta, më së paku 13.000 njerëz janë vrarë, prej të cilëve shumica ishin viktimë e sulmeve ajrore saudite. Megjithatë, numri i viktimave të shkaktuar nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve si dhe shkatërrimin e infrastrukturës themelore nga ana e koalicionit saudit është shumë më i madh.

Vetëm vitin e kaluar rreth 50.000 fëmijë kanë vdek nga uria, përafërsisht nga 1000 çdo javë, cek organizata humanitare ”Save the Children”. Një milion jemenas janë infektuar nga epidemia e kolerës e cila ka shkaktuar vdekjen e 2500 personave. Si pjesë e përgatitjeve për ofensivën në Hudejda,avionët saudit kanë bombarduar spitalin i cili po lufton kundër epidemisë së kolerës, të cilin e udhëheq organizata”Mjekët pa kufi”.

Kjo luftë totale kundër tërë popullatës, i përngjan asaj të cilën e ka udhëhoq Rajhu i tretë i Hitlerit, do të ishte i pamundshëm pa ndihmën politike dhe ushtarake të imperializmit amerikan.

SHBA-të së bashku me aleatët kryesor të saj, Britaninë dhe Francën, ka mundësuar avionët, anijet ushtarake, raketat dhe granatat të cilët po përdoren për shkatërrimin e Jemenit. Për tetë vite në pushtet, presidenti Barack Obama ka ndërmjetësuar në furnizimin e armëve në vlerë prej 115 miliard dollar monarkisë diktatoriale në Riad. Administrata e Trumpit, e cila u përpoq me krijue boshtin anti iranian në krye me Arabinë Saudite, shtetet tjera reaksionare të Gjirit dhe Izraelin, ka ndërmjetësuar në shitjen e armëve në vlerë prej 110 miliard dollar Riadit.

Pentagoni ka ofruar ndihmën direkte dhe të nevojshme për sulm koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, duke iu mundësuar mbushjen e karburanteve në ajër për avionët të cilët bombardojnë civilët në Jemen, duke vendosur qendrën komanduese të përbashkët në Riad me oficerë amerikan logjistik dhe të sigurisë si dhe duke përforcuar bllokadën saudite me anijet luftarake amerikane. Para ca kohësh beretat e gjelbër amerikan janë shpërndarë së bashku me forcat tokësore saudite për të ndihmuar në operacionet e tyre kundër Jemenit. Nën flamurin”luftë kundër terrorizmit”, Pentagoni në Jemen po udhëheq luftën e vet ajrore, duke kryer së paku 130 sulme me fluturaket pa pilotë luftarak(dromët) gjatë vitit 2017, që është një e katërta e të gjitha sulmeve të kryera gjatë vitit 2016.

Administrata e Trumpit ka ofruar shenjat e para të pjesëmarrjes në rrethimin e Hudejdas dhe atë në formën e deklaratës së sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompesë i cili në adresimin zyrtarëve të EBA-së, ka vënë në theks” dëshirën e qartë për zgjidhjen e kërcënimeve të tyre të sigurisë”. Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar se oficerët amerikan ndihmojnë gjatë zgjedhjes së caqeve në qytetin liman.

Duke pasur parasysh në proporcionin e katastrofës e cila zhvillohet në Jemen dhe rolin kriminal të cilën e luan qeveria amerikane, me rëndësi është të përmendet se mediat korporatave amerikane në masë të madhe e kanë injoruar rrethimin e Hudejdas, sikurse që është bërë edhe me rrethimet amerikane të Mosulit në Irak dhe Rakës në Siri me ç’rast i kanë rrafshuar me tokë, duke vrarë me dhjetëra mijëra civil, dhe për të vërtetën, vlerësimet zyrtare të civilëve të vrarë në luftën amerikane kundër presidentit irakian Sadam Hyseinit sillen prej 500.000 mijë gjer në 1 milion. Jemeni është simbolik për botën i cili tri dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik po kalon në periudhën e luftërave të përhershme dhe dhunës së pakontrolluar imperialiste.

Krimet e luftës në nivelin e atyre të kryera në vitet tridhjeta dhe katërdhjeta janë bërë gati të zakonshme. Popullsia civile mund të masakrohet, refugjatët nga kufiri jugor i SHBA-ve dhe gjer në Mesdhe mund të trajtohen me metodat e Gestapos, ushtria izraelite mund të vret palestinez të paarmatosur, dhe të mos dënohet, pasi që e mbron Washingtoni, i cili mezi ngrit vetullën në mediat e tyre.

Përjashtim nga qetësia mediale kanë sjell dy shkrimet të cilët janë publikuar të enjten e kaluar në New York Times dhe Washington Post. Të dyja shkrimet janë të mbushura me hipokrizi, shprehin dozën e caktuar të shqetësimit brenda establishmentit amerikan rreth ngjarjeve në Jemen.

Shkrimi në New York Times cek se lufta ka shkaktuar” viktima të panumërt civil, prej të cilëve shumica janë rezultat i bombardimeve të cilat i kryen koalicioni”. Njashtu shton: ”Sipas drejtës ndërkombëtare , këto sulmet mund të kualifikohen si krime të luftës në të cilat, SHBA-ja dhe Britania, si furnizues të armëve janë pjesëmarrës”.

The Washington Post shkruan:”Shtetet e Bashkuara, të cilët dy aleatët e tij i furnizojnë me informata vitale, karburante dhe municion, do të konsiderohet bashkëpjesëmarrës në rast se rezultatet do të jenë ashtu siç janë paralajmëruar, e këto janë: uria, epidemia ose çfarëdo monstre tjetër të cilat bota me dekada nuk i ka parë.”Fakti se të dy gazetat përdorin fjalët”bashkëpjesëmarrje”, gjersa përshkruajnë pozitën e Washingtonit në luftën në Jemen, ka rëndësi të madhe.

Në rastin e Jemenit, bashkëpjesëmarrja në krimet e luftës në nivelet historike në të larta të cilët kurrë nuk do të arrinin pa ndihmën dhe lejimin e imperializmit amerikan. Në bazë të parimeve juridike dhe kritereve të implementuara në gjykimet në Nirnberg në të cilin liderët e gjallë të Rajhut të tretë të Hitlerit i kanë dërguar në litar apo në burg, në Washington ekzistojnë shumë sosh të cilët sot do të duhej të ishin të ballafaquar me ndjekjen penale dhe fatin e përjetuar në burg , për shkak të krimeve të kryera në Jemen.

Kjo përfshin jo vetëm Trumpin dhe të tjerët në administratën e tij të cilët janë të kyçur në zbatimin e krimeve në Jemen, sikurse Pompeo, Mattisi, Nikki Haley dhe zyrtarët tjerë të lartë ushtarak dhe të sigurisë, por edhe paraardhësit e tyre, Obama, Kerry, Carteri, Rice dhe të tjerë të cilët janë përgjegjës për mbështetjen luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Edhe drejtorët ekzekutiv të kompanive sikurse që janë Lockheed Martin, Boing dhe Raytheon të cilët kanë investuar miliarda dollar në furnizimin e armëve për vrasjen e meshkujve, grave dhe fëmijëve në Jemen poashtu do të duhej të përfundojnë në gjykim, si dhe fatin e njëjtë do të duhej të përjetojnë edhe liderët politik të dy partive kryesore të cilët kanë mbështetur politikën amerikane së bashku me përfaqësuesit e medieve të cilët në mënyrë të pa turpshëm kanë vepruar si instrument i makinerisë luftarake.

Përveç atyre, duhet shtuar edhe kolegët e tyre britanik nga qeveria britanike e Theresa Mayit dhe David Cameron së bashku me zyrtarët e tyre të jashtëm, ushtarak dhe të sigurisë, sikurse edhe tregtarët britanik të armëve të cilët kanë realizuar profitin e madh nga gjakderdhja në Jemen.

Realiteti është se megjithatë, as njëri nga kriminelët e luftës në Washington dhe Londër nuk do të jenë të thirrur të mbajnë përgjegjësi për krimet në Jemen, e as për Irak, Afganistan, Libi, Siri etj., pa mobilizimin e tërësishëm të klasës amerikane dhe britanike, të cilët do të mund t’i bashkohet njerëzit në Jemen, pjesën e mbetur të Lindjes së Afërt dhe planetë në përgjithësi. Në rrethanat në të cilat vrasjet masive në Jemen dhe më gjerë në Lindje e Afërt kërcënojnë të rriten në luftën rajonale apo edhe botërore, lufta për krijimin e lëvizjes së madhe anti luftarake të cilën do të udhëhiqnin klasa punëtore dhe rinia, e të cilët do të luftonin kundër sistemit kapitalist është detyra më urgjente e të sotshmes.

Burimi : epogledi/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne